Site icon PORTALB

Kompania një hap drejt realizimit të vaksinës kundër Kovid-19, derisa OBSH-ja është kundër ilaçit Remdesivir për trajtim

Klinika infektive, virusi korona, COVID-19, KOVID-19, pacient, infektuar, maska, maske

Klinika Infektive, foto: Arbnora Mehmeti

Hulumtimet e shumta në lidhje me virusin Kovid-19 dhe vaksinën e saj, mund të mbarojnë së shpejti me sukses, nëse pranohet përpjekja e kompanisë Pfizer, transmeton Portalb.mk.

Pfizer së bashku me partnerin BioNTech tashmë kanë publikuar rezultatet e testimit të efikasitetit të vaksinës së tyre kundër Kovid-19. VOA raportoi se kompania Pfizer tashmë ka aplikuar në entin rregullator shëndetësor në SHBA për të marrë autorizimin për përdorimin e kësaj vaksine.

Pfizer dhe BioTech presin që muajin tjetër rregullatorët amerikanë dhe evropianë të miratojnë vaksinën e tyre Kovid-19, pasi testet përfundimtare treguan se siguronte mbrojtje prej 95 për qind dhe nuk kishte efekte anësore serioze.

Organizata botërore e shëndetësisë (OBSH) raportoi se nga katër hulumtime, me 7 mijë pjesëmarrës, kanë vërejtur se ilaçi Remdesivir nuk ka ndonjë efekt të theksuar në trajtimin e Kovid-19.

Ndryshe, kompania farmaceutike amerikane Pfizer dhe ajo gjermane BioNTech kanë konfirmuar se vaksina e tyre kundër koronavirusit “ofron mbrojtje 90%”, ndërkohë vlerësimet e fundit kanë theksuar se efekti i vaksinës ka arritur deri 95%. Dy kompanitë planifikojnë të aplikojnë për miratimin emergjent të vaksinës së tyre në fund të këtij muaji. Gjithashtu raportohet se vaksina e mundshme e kompanisë AstraZeneca dhe Universitetit të Oksfordit është shfaqur efikas.

Pfizer ka thënë se beson se do të sigurojë 50 milionë doza të vaksinës deri në fund të këtij viti dhe rreth 1.3 miliard të tjera deri në fund të vitit 2021. Në zhvillim e sipër janë edhe vaksina të tjera kundër koronavirusit.

Gjatë javës, Kompania amerikane Moderna thotë se të dhënat paraprake tregojnë se vaksina e saj kundër COVID-19 është rreth 95% efektive. Rezultatet janë të ngjashme me ato të kompanive Pfizer dhe BioNTech.

Ndryshe, ndikimi i vaksinës së re për Kovid-19 do të ndihet ndjeshëm gjatë verës, ndërsa jeta duhet të kthehet në normale deri në dimrin e ardhshëm, tha një nga shkencëtarët që e krijuan vaksinën, prof. Ugur Sahin. Sahin, bashkëthemelues i BioNTek, tha se ky dimër do të ishte akoma i vështirë sepse vaksina nuk do të kishte ndikim të madh mbi numrin e infektimeve.

Përmes programit COVAX, Kosova planifikon të sigurojë 1.2 milion vaksina. Maqedonia Veriore veç ka bërë porosinë prej 800 mijë vaksina, Serbia ka siguruar 1.8 milion doza, dhe Bosnjë e Hercegovina ka porositur mbi 1.2 milion vaksina. Për Shqipërinë ende nuk ka të dhëna, por edhe ky shtet synon të sigurojë vaksinën përmes programit COVAX. Qeveria e Maqedonisë së Veriut në muajin tetor në seancën e 11-të vendosi për mënyrën e blerjes së vaksinës kundër Kovid-19, përmes mekanizmit Covax. Ministria e Shëndetësisë e Kosovës kishte sqaruar më herët se Kosova do të përfitojë 360,000 vaksina falas nga Aleanca Botërore e Vaksinimit, e njohur si COVAX

Exit mobile version