Site icon PORTALB

RMV, Vetëm 14 denarë rritje të rrogës mesatare në muajin shtator, ulje në disa sektorë

Analiza ekonomike, ekonomi, para, denarë, maqedoni, varferi, page, rroge, buxhet

Rroga mesatare neto në Maqedoninë e Veriut në muajin shtator të këtij viti është 27,405 denarë, derisa rroga mesatare bruto ka qenë 40,913 denarë, transmeton Portalb.mk.

Në periudhën korrik-shtator të këtij viti, rroga mesatare neto ka qenë 27 391 denarë, ndërsa ajo bruto 40,875 denarë.

“Kjo rritje ka ardhur si rezultat, para së gjithash, i rritjes së pagës mesatare mujore bruto për të punësuarit në sektorët: Industria përpunuese (10.7%), Arte, argëtim dhe rekreacion (10.6%) dhe Veprimtaritë e mbrojtjes shëndetësore dhe sociale (10.2%)”, sqarojnë nga Enti shtetëror i statistikave për rrogën bruto.

Enti sqaroi se ka ulje të pagës bruto e neto në sektorët: bujqësi, pylltari dhe peshkim (7.1%); arte, argëtim dhe rekreacion (6.4%); tregti me shumicë dhe me pakicë; riparimi i automjeteve dhe motoçikletave (3.2%).

Rroga mesatare në arsim për muajin shtator të këtij viti ka qenë 27 302 denarë, derisa në periudhën korrik-shtator ka qenë 27,354 denarë.

Ndryshe, kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, në fushatën parazgjedhore parlamentare për zgjedhjet e 15 korrikut premtoi se paga mesatare do të jetë 34 mijë denarë.

Rroga mesatare në vend është 447.7 euro – me një rritje të konsiderueshme prej më shumë se 9 përqind krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar. Sipas disa ekonomistëve, ky tregues është rezultat i dy faktorëve, njëri – struktura e ndryshuar e punonjësve – njerëzit me rrogë të lartë i kanë ruajtur vendet e tyre të punës, ndërsa rënie te ata me rroga më të ulëta.

Exit mobile version