Site icon PORTALB

RMV, Qeveria ka inicuar procedurë për shkarkimin e Zoran Ivanovit nga këshilli mbikëqyrës i MIA-s

Zoran Zaev

Zoran Zaev

Me nismën e kryeministrit Zoran Zaev dhe të ministrit të Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, është iniciuar procedurë për shkarkimin e kryetarit të Këshillit mbikëqyrës të Agjencisë informuese mediale (MIA) Zoran Ivanov, njofton Portalb.mk.

Sipas qeverisë, shkarkimi është për shkak të komunikimit të pahijshëm publik dhe përhapjes së gjuhës së urrejtjes ndaj zyrtarëve qeveritarë të Republikës fqinje të Bullgarisë.

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut këtë e bëri të ditur mbrëmë vonë përmes kanaleve zyrtare në rrjetet sociale.

Exit mobile version