Site icon PORTALB

Shqipëria e mbaroi sfidën me sukses, Maqedonia e Veriut në ‘finale’ sfidohet nga Armenia

Kombëtarja shqiptare e futbollit sot arriti të mposht rivalin e drejtpërdrejtë për vendin e parë ne Grupin 4 në Ligën C të Ligës së Kombeve, transmeton Portalb.mk.

Dy golat e Cikaleshit (19’ dhe 27’) dhe një gol i Manajt (40’) shërbyen për fitoren 3-2 të Shqipërisë kundër Bjellorusisë, e cila deri sot ishte ne krye të tabelës.

Raportohet se kjo fitore do t’i sjellë Shqipërisë 1.125 milionë euro të ardhura shtesë, si dhe kualifikim në Ligën B  për vitin e ardhshëm.

Sot Maqedonia e Veriut sfidohet nga Armenia, e cila ka vetëm një pikë më pak se Maqedonia e Veriut e cila gjendet në krye të tabelës në Grupin 2.

Në Grupin 3 do të përballet Kosova kundër Moldavisë, ekipe që gjenden në fund të tabelës së grupit.

Exit mobile version