Site icon PORTALB

Gjykatat nuk janë gryka e ngushtë e drejtësisë në Maqedoni

Petar Todorovski

Petar Todorovski

Perceptimi i përgjithshëm është se gjykatat në Maqedoni janë burimi kryesor i padrejtësive. Por a është ky rasti në shumicën dërrmuese të lëndëve në të cilat janë paditur qytetarët e zakonshëm?

“Sigurisht që gjyqtari është paguar sapo ka gjykuar kështu”, më tha një zonjë ndërsa punoja në zyrën për ndihmë juridike falas të një OJQ-je në Shkup. Bëhej fjalë për kontest për kufirin e pronës me vlerë prej 12,000 denarë. Ajo përfaqësoi veten në gjykatë. “Unë nuk e di marrëdhënien midis të pandehurit dhe gjyqtarit, por nëse do të isha gjyqtar dhe nëse do të kisha të njëjtat prova para meje, do të vendosja ashtu si gjyqtari”, u përgjigja.

Ky nuk ishte rasti i tillë i vetëm. Gjatë tre viteve punës për organizatën, lexova aktvendime gjyqësore cilësore të gjykatave dhe akte administrative që qytetarët i konsideronin të padrejta. Kjo përkoi me përshtypjen që fitova gjatë praktikës në Gjykatën e Apelit në Shkup – se qytetarët zakonisht marrin aktvendime gjyqëosre të drejta bazuar në prova.

Perceptimi i përgjithshëm është se gjykatat në Republikën e Maqedonisë së Veriut janë burim i padrejtësisë. Kjo u përkeqësua nga shpallja publike e bisedave të përgjuara që pretendonin çështje gjyqësore që përfshinin njerëz me ndikim politik, duke e bërë të qartë se kur njerëzit me ndikim në shoqëri ishin në lojë, bëheshin gjykime sipas porosisë.

Por a ishte ky rasti në shumicën dërrmuese të lëndëve në të cilat qytetarët janë paditur pa ndonjë ndikim?

Nuk argumentoj që janë ujdisur lëndë gjyqësore. Nuk argumentoj se nuk ka akoma gjyqtarë të korruptuar. Por argumentoj se gjykatat janë arsyeja kryesore pse drejtësia në vendin tonë është e vështirë të arrihet. Mendoj se arsyeja kryesore është mosnjohja e procedurave nga qytetarët dhe mungesa e qasjes në këshilla ligjore. Ata nuk dinë të ushtrojnë të drejtat e tyre dhe fajësojnë institucionet për dështimin e pashmangshëm.

Pse ndodh kështu?

Qytetarët janë juridikisht injorantë dhe zakonisht nuk i dinë mirë arsyet e vërteta pse e kanë humbur kontestin. Për këtë ata duhet të kërkojnë ndihmë ligjore, por jo gjithmonë e bëjnë këtë.

Në Maqedoni bëhen statistika zyrtare gjithëpërfshirëse mbi disponueshmërinë e ndihmës juridike. Ministria e Drejtësisë në pajtim me Ligjin për ndihmë juridike falas (LNJF) mban statistika të pakta dhe me cilësi të ulët, struktura e të dhënave e të cilave nuk jep pasqyrë të mirë të kushteve dhe historikut të tyre. Sipas Raportit vjetor për aplikimin e LNJF për vitin 2019 ne e dimë se vetëm 299 qytetarë morën këshilla ligjore në njësitë rajonale të Ministrisë së Drejtësisë.

Në Projektin Botëror të Drejtësisë bëjnë hulumtime shumë më cilësore për qasjen në drejtësi në nivel global dhe kanë një këqyrje më të mirë nga autoritetet tona shtetërore mbi situatën në vendin tonë. Sipas hulumtimit të tyre për vitin 2019, pothuajse gjysma e qytetarëve janë përballur me ndonjë problem ligjor (47%). Nga numri i përgjithshëm i të anketuarve, vetëm 15% kishin qasje në këshilla ligjore. Nga këto 15 përqind, vetëm një e treta ka marrë ndihmë nga avokat, që është rreth 5 përqind e numrit të përgjithshëm të të anketuarve.

Përkthyer në numra, me supozimin se vendi ka një popullsi prej 2,000,000 banorë, kjo do të thotë se:

Numri i qytetarëve që kanë marrë ndihmë juridike profesionale nga një avokat ose konsulent është shumë i vogël, por nuk mund të jetë më i madh duke pasur parasysh hendekun midis tarifës së avokatit të detyrueshëm dhe situatës ekonomike të shumicës së qytetarëve dhe kompanive, si dhe numrit të avokatëve në dispozicion.

Pse është e vështirë të marrësh këshilla ligjore?

Në pajtim me Kushtetutën e RMV-së, ndihmë juridike japin avokatët. Ata janë të organizuar në oda dhe një avokat që nuk është anëtar i odës nuk është as avokat. Për shërbimet e tyre avokatët janë të detyruar të faturojnë në pajtim me tarifat e odës. Aty janë përshkruar vetëm shumat minimale që duhet të kërkojë avokati. Nëse avokati nuk ofron shërbim falas, por e ngarkon atë nën minimumin e parashikuar, oda mund t’ia heqë licencën.

Kjo do të thotë që nëse dikush dëshiron të ketë qasje në avokat, duhet të paguajë shumën e caktuar nga oda ose më shumë. Dhe Oda ka lirinë absolute për të përcaktuar shumën minimale në pajtim me Ligjin për avokatinë.

Në RMV gati një e katërta e qytetarëve jetojnë nën pragun e varfërisë. Sipas kritereve të përshkruara nga Ligji për ndihmën juridike falas, shumica e tyre janë të mbuluar dhe kanë qasje në shërbimet juridike nëse e kërkojnë atë. Dy për qind e qytetarëve kanë të ardhura mbi 60,000 denarë. Në mes është një masë e madhe njerëzish (klasa e mesme) që nuk është e mbuluar nga Ligji për ndihmën juridike falas, dhe ka fonde që mund ose nuk mund të jenë të mjaftueshme për shërbimet juridike. Këta njerëz ose nuk i zgjidhin aspak problemet e tyre ligjore, ose i zgjidhin ato në mënyrë të gabuar, ose shpenzojnë një pjesë të konsiderueshme të burimeve të tyre financiare për të arritur deri në një zgjidhje. Të lënë të pafuqishëm, mbetet vetëm që ata të jenë të zemëruar me gjykatat dhe institucionet shtetërore.

Sigurimi i qasjes në këshillat ligjore për çdo qytetar është një detyrë jashtëzakonisht e vështirë që, pak a shumë, shqetëson çdo shoqëri në botë. Ata aktualisht në RMV janë duke punuar mbi 2000 avokatë. Nuk ka të dhëna se sa përqind e numrit të përgjithshëm të çështjeve gjyqësore janë të përfshira, as sa janë të angazhuar jashtë procedurave gjyqësore. Nuk ka të dhëna se çfarë vëllim të punës kanë. Por nëse dihet që pothuajse gjysmës së qytetarëve u është nevojitur për të paktën ndonjë konsultim, sa avokatë nevojiten që t’i shërbejnë të gjithëve?

Cilat janë zgjidhjet e mundshme të krizës me qasjen drejt drejtësisë? 

Duke pasur parasysh përvojat e shoqërive të tjera më të zhvilluara, unë besoj se shteti duhet ta heqë monopolin e shërbimeve ligjore nga avokatët dhe të ri dizajnojë procedurat në një mënyrë që të lehtësojë vetë-përfaqësimin për qytetarët dhe kompanitë. Maqedonia e Veriut nuk do të ishte vendi i parë në botë që do ta kishte bërë këtë. Ka vende të tjera nga të cilat mund të nxirren përvoja. Sipas tyre, reforma duhet të bazohet në tre shtylla kryesore:

Kundër-argumente të zakonshme

Kur avokatët përballen me propozime të ngjashme që mund t’u marrin nga biznesi (si noterët), reagimi i tyre zakonisht është: “Ky është sulm ndaj avokaturës. Dhe çfarë do punojnë avokatët? ”

Ky është një reagim normal i një njeriu me gjak dhe mish që mbështet familjen e tij nga avokatura, por është problematike për dy arsye:

Në fakt, një reformë e tillë do të përfshijë qytetarë dhe kompani që avokatët edhe ashtu nuk u shërbejnë aktualisht, kështu që atyre nuk mund tu merret puna që ata gjithsesi nuk e kanë. Përkundrazi, ka analiza që tregojnë se ata që mund të përballojnë shërbime juridike çmimi nuk luan rol të madh në vendimin se kë do të angazhojnë, dmth, – ata që paguajnë çmime të larta tani, do të vazhdojnë të paguajnë edhe më tutje. Ata që nuk mund të paguajnë tani do të jenë në gjendje të paguajnë pas reformës.

Përfundim

LNJF as nuk e zgjidh krizën me qasjen në drejtësi, as nuk siguron më shumë punë për avokatët. Në fund të fundit, shteti nuk ka burime që të paguajë për të gjitha procedurat që qytetarët mund t’i procedojnë.

Madje edhe nëse të gjithë qytetarët do të mund të paguajnë tarifën ekzistuese të avokatisë, nuk ka juristë të mjaftueshëm në vend për t’i shërbyer të gjitha nevojat në përputhje me rregulloret ekzistuese. Lehtësimi do të sillte efikasitet më të madh të proceseve, automatizim të një numri të madh të shërbimeve, vëllim më të madh pune dhe qasje më të madhe në drejtësi. Liberalizimi i moderuar i tregut do të ishte një situatë win-win.

Ndërkohë, qytetarët ende nuk dinë si dhe ku t’i ushtrojnë të drejtat e tyre, dhe për këtë fajësojnë institucionet.

Burimi: Respublica

Exit mobile version