Site icon PORTALB

U ndaluan tubimet partiake, ceremonitë mortore e martesore në Shqipëri

Koronavirus, KOVID 19, te infektuar

Foto nga Portalb.mk/Arbnora Memeti

Shqipëria ka shtuar masat kufizuese në luftën kundër shpërndarjes së virusit korona, duke vendosur edhe për ndaljen e tubimeve partiake, duke e marrë parasysh se Shqipëria po përgatitet për mbajtjen e zgjedhjeve në pranverë.

Instituti i shëndetit publik në Shqipëri vendosur për tri masat e reja kufizuese:

-Të ndalohen grumbullimet me më shumë se 10 persona në vende të hapura dhe të mbyllura.
-Të ndalohen mbledhjet partiake dhe tubimet.
– Konferencat, ceremonitë e festave, ceremonitë martesore dhe organizimet përtej familjare të ceremonive mortore, deri në një urdhër të dytë.

Shqipëria në 24 orët e fundit regjistroi 694 të infektuar me Kovid-19, derisa 6 pacientë të infektuar ndërruan jetë.

Exit mobile version