Site icon PORTALB

RMV, Shkollat mund të aplikojnë për renovimin e objekteve në thirrjen publike të MASH-it

Shkolle

Shkollat fillore dhe të mesme në Maqedoninë e Veriut mund të aplikojnë për financimin e renovimit të objekteve të tyre në Ministrinë e arsimit dhe shkencës (MASH), transmeton Portalb.mk.

Në aplikimin për financimin e renovimit, duhet të bashkëngjiten edhe fotodokumentacione të renovimit, derisa duhet të shoqërohen edhe me vlerësime nga revizionistë të licencuar. Aplikimi duhet të nënshkruhet nga kryetari i komunës.

MASH-i njoftoi se aplikimi i pakompletuar do të refuzohet menjëherë, sikurse edhe në rast se objekti i shkollës është i ndërtuar në 10 vitet e fundit. Njoftimi për refuzimin e aplikimit do të bëhet brenda dy javëve.

Komisioni për vlerësim do të formohet nga ministrja e arsimit dhe shkencës, komision i cili do të vlerësojë projektet sipas shkallës së nevojës. Aplikimi dorëzohet në formë të shtypur në ministri, ndërsa rezultatet do të publikohen në faqen zyrtare të ministrisë.

Deri më 25 dhjetor do të bëhet vlerësimi i aplikimeve të dorëzuara deri më 15 dhjetor, më 25 prill do të bëhet vlerësimi i aplikimeve të dorëzuara deri më 15 prill, derisa më 25 gusht do të bëhet dorëzimi i aplikimeve të dorëzuara deri më 15 gusht.

Informata plotësuese në lidhje me aplikimin mund të bëhet në formë të shkruar në objektin e ministrisë, në adresën zyrtare rekonstrukcija@mon.gov.mk dhe në numrin e kontaktit 075 543 040.

Exit mobile version