Site icon PORTALB

Nimetz në takim me kreun shtetëror në Shkup

Nga selia e diplomacisë amerikane edhe më tej nuk komentojnë vizitën e Nimetz-it, me vlerësim se pritet të dëgjojnë çka ndërmjetësuesi ka të thotë pas takimeve në Shkup dhe Athinë.

Nga selia e diplomacisë amerikane edhe më tej nuk komentojnë vizitën e Nimetz-it, me vlerësim se pritet të dëgjojnë çka ndërmjetësuesi ka të thotë pas takimeve në Shkup dhe Athinë.

Ndërmjetësuesi në kontestin për emrin Metthew Nimetz sot vjen në Shkup. Pritet që në takimin me kreun shtetëror Nimetz t’i shpalosë përshtypjet pas takimeve me Avramopulos dhe Samaras në Athinë, ku ai deklaroi se është optimist për zgjidhjen e kontestit.

Stejt Departamenti amerikan u bëri thirrje Maqedonisë dhe Greqisë që ta shfrytëzojnë vizitën e ndërmjetësuesit për kontestit për emrin Metthew Nimetz që të gjejnë zgjidhje.

“Qëndrimi ynë me vite të tëra është se e mbështesim procesin në Kombet e Bashkuara, dhe shpresojmë se Maqedonia dhe Greqia do ta shfrytëzojnë për të gjetur zgjidhje të kontestit për emrin, deklaroi për MIA-n një përfaqësues i lartë i Stejt Departamentit.

Nga selia e diplomacisë amerikane edhe më tej nuk komentojnë vizitën e Nimetz-it, me vlerësim se pritet të dëgjojnë çka ndërmjetësuesi ka të thotë pas takimeve në Shkup dhe Athinë.

“Në takimin, të dyja palët shqyrtuan negociatat e deritanishme dhe biseduan për ardhmërinë e procesit negocues, në bazë të mendimeve dhe ideve që i përgatiti ndërmjetësuesi Nimetz. Ministri grek i Punëve të Jashtme shprehu gatishmërinë e palës greke për të marrë pjesë në mënyrë aktive dhe konstruktive në hapat e ardhshëm të procesit”, qëndron në kumtesën e MPJ-së greke. /portalb/

Exit mobile version