Site icon PORTALB

Shqipëri, 11 të vdekur dhe 507 raste të reja me COVID-19

Klinika Infektive, korona virus KOVID019 COVID

Foto nga Portalb.mk/Arbnora Memeti

Në Shqipëri në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë 11 persona nga koronavirusi i ri (COVID-19) dhe janë regjistruar 507 raste të reja, transmeton Anadolu Agency (AA).

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka njoftuar se që nga fillimi i pandemisë, numri i përgjithshëm i rasteve me koronavirus në vend është rritur në 25.801 dhe numri i të vdekurve në 590.

Në orët e fundit janë shëruar 140 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 12.493 dhe raste aktive janë 12.718.

Institucionet shëndetësore në Shqipëri kanë kryer gjithsej 146.188 testime për personat e dyshuar me koronavirus që nga fillimi i pandemisë.

Ndërkohë, ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale e Shqipërisë, Ogerta Manastirliu, gjatë një konference për mediat sot theksoi se testimet janë rritur dhe gjithashtu, sipas saj, po punohet për aksesimin e testeve të shpejta.

Ajo tha se Shqipëria do ta ketë vaksinën kundër COVID-19 sapo të jetë e disponueshme.

Exit mobile version