Site icon PORTALB

“EURO 2020”, Maqedonia e Veriut mund të shkruajë historinë ndaj Gjeorgjisë

Enis Bardhi, Ezgjan Alijoski dhe Argjent Beqiri në stërvitje

Enis Bardhi, Ezgjan Alijoski dhe Argjent Beqiri në stërvitje

Katër kombëtaret e fundit pjesëmarrëse në Kampionatin Evropian të Futbollit (EURO 2020) do të dihen nesër pas ndeshjeve të “play-off”-it, në mesin e të cilave është edhe Maqedonia e Veriut, raporton Anadolu Agency (AA).

Kombëtaret e fundit që do të marrin pjesë në kampionatin i cili u prolongua për vitin 2021 për shkak të pandemisë do të zhvillojnë vetëm nga një ndeshje “play-off” finale.

Programi i ndeshjeve të finales së “play-off” janë si në vijim:

18:00 Gjeorgjia – Maqedonia e Veriut

20:45 Hungaria – Islanda

20:45 Irlanda e Veriut – Sllovakia

20:45 Serbia – Skocia

Exit mobile version