Site icon PORTALB

RMV, paratë e fondeve IPA, çfarë duhet të dini, si do të shpërndahen sipas metodologjisë së re

BE, Evropa, fonde, IPA

Ilustrim

Ndarja e fondeve IPA dhe fondeve dhe fondeve evropiane për vendet kandidate për anëtarësim në BE, sipas metodologjisë së negociatave, do të varet nga dinamika e reformave që zbatojnë vendet përkatëse dhe do të bazohet në meritokraci. Kjo nënkupton se nëse vendet nuk tregojnë rezultatin e parashikuar dhe të pritur në fushën e reformave që kanë të bëjnë me anëtarësimin në BE, atëherë ato nuk do të mund të rrisin fondet evropiane të dedikuara për investime, shkruan Portalb.mk.

Foto: Arbnora Memeti

“Metodologjia e re e negociatave është në korrelacion të drejtpërdrejt me programet e IPA fondeve. Siç  është theksuar në Marrëveshjen e Programimit të IPA 3, shtetet do të përgatisin përgjigje strategjike dhe do të marrin parasysh programin e çdo përfituesi në agjendën e zgjerimit. Ndihma do të targetohet dhe dedikohet për situata specifike të përfituesve, duke siguruar një nivel të përshtatshëm të mbështetjes, duke u zotuar në një proces të zgjerimit të bazuar në merita. Kjo do të jetë një metodë e bazuar në performanca dhe e orientuar në reforma, që do të thotë se nëse vendet kandidate përparojnë në reformat prioritare të dakorduara në negociata, ata gjithashtu do të kenë qasje të rrisin investimet e fondeve”, thanë për Portalb.mk nga Delegacioni i BE-së në Shkup.

Siç theksojnë nga ky institucion, procesi i programe të fondeve IPA, kërkon përkushtim dhe angazhim të vazhdueshëm në çështjet prioritare.

“Procesi i programit të IPA III ka për synim të sigurojë një rrjedhë të vazhdueshme të veprimeve të matura që reflektojnë prioritetet e identifikuara në instrumentet specifike të procesit të zgjerimit si dhe në dokumentet strategjike nacionale dhe planet aksionale relevante dhe kontribuon në përshpejtimin e zbatimit të tyre duke reduktuar hendekun kohor mes përzgjedhjes së tyre dhe kontraktimit efektiv”, njoftojnë nga Delegacioni i BE-së.

Foto: Arbnora Memeti

Më tej theksojnë se, IPA III fondet do të implementohen nëpërmjet menaxhimit direkt (Delegacionit të BE-së), nëpërmjet menaxhimit indirekt përmes shtetit përfitues dhe menaxhimit indirekt përmes organizatave ndërkombëtare dhe agjencive që kanë të bëjnë me IPA III.

Ndihma e IPS III do të vazhdojë të implementohet me shfrytëzimin e shtirjes së gjerë të metodave të dorëzimit dhe modaliteteve menaxhuese, në pajtueshmëri me rregulloren financiare.

Modalitetet menaxhuese janë:

Llojet e kontratave që mund të nënshkruhen janë:

IPA është një instrument financiar i shfrytëzuar nga BE-ja që ka për synim të ndihmojë vendet që janë në procesin e anëtarësimit në BE, që shtë krijuar në vitin 2007.

Objektivat kryesore të IPA-s përfshijnë forcimin e institucioneve demokratike, reformimin e administratës dhe ekonomisë, promovimin dhe mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të njeriut, përmirësimin e respektimit të të drejtave të minoriteteve dhe zhvillimin e shoqërisë civile.

Ndihma ofrohet në kuadër të dokumenteve të cilat rregullojnë marrëdhëniet e një vendi me Komisionin Evropian, kryesisht Partneriteteve Evropiane për vendet kandidate potenciale dhe Partneriteteve të Anëtarësimit për vendet kandidate.

IPA 2007-2013 (IPA I)  përbëhet prej pesë komponentave:

Shtetet që përfitojnë nga IPA janë të ndara në dy kategori:

IPA 2014-2020 (IPA II) kornizë ligjore dhe asistencë financiare nën përgjegjësi të Drejtorisë Gjenerale të politikës fqinjësore dhe negociatave për zgjerim, me përjashtim të bashkëpunimit ndërkufitar mes shteteve anëtare dhe shtetetve që përfitojnë nga IPA.

LEXO: Filloi projekti IPA 2: Përmirësimi i infrastrukturës së grumbullimit të ujërave të zeza në qytetin e Shkupit

Exit mobile version