Site icon PORTALB

U arrit marrëveshje, Nagorno-Karabaku i mbetet Azerbejxhanit, protestuesit armen sulmojnë parlamentin (VIDEO)

Përleshje në Parlamentin armen

Përleshje në Parlamentin armen

Protestuesit sulmuan ndërtesat qeveritare në Jerevan pasi Armenia, Azerbajxhani dhe Rusia nënshkruan një marrëveshje për t’i dhënë fund konfliktit ushtarak në rajonin e diskutueshëm Nagorno-Karabak. Kryeministri armen Nikole Pashinia e përshkroi marrëveshjen si “jashtëzakonisht të dhimbshme për të dhe njerëzit e tij”, duke shtuar se e kishte nënshkruar atë me këmbënguljen e ushtrisë, njofton Portalb.mk.

Qindra njerëz dolën në rrugët e Jerevanit pas nënshkrimit të marrëveshjes së paqes, duke thyer dritaret në rezidencën zyrtare të Pashinianit, të cilin e akuzojnë për tradhti. Turma e zemëruar gjithashtu arriti të hynte në parlamentin armen, duke mposhtur kryetarin Ararat Mirzojan.

Luftimet në Nagorno-Karabak rifilluan gjashtë javë më parë, duke vrarë mijëra dhe duke zhvendosur 100,000 të tjerë. Ky territor është pjesë e Azerbajxhanit, por është nën kontrollin e armenëve etnikë.

Rusia sot filloi vendosjen e paqeruajtësve të saj përgjatë vijës së frontit. Ata do të formojnë një korridor midis rajonit dhe Armenisë dhe janë planifikuar të qëndrojnë atje për pesë vjet.

“Marrëveshja e nënshkruar do të jetë një pikë kyçe për zgjidhjen e përhershme të konfliktit,” tha Presidenti i Azerbajxhanit Ilham Alijev.

Sipas marrëveshjes, Azerbajxhani do të mbajë territoret që ka përvetësuar në të kaluarën, duke përfshirë qytetin e dytë më të madh të enklavës, Shusha, kurse forcat armene duhet të tërhiqen edhe nga disa rajone të tjerë deri në 1 dhjetor.

Exit mobile version