Site icon PORTALB

RMV, dhjetë mjek nga Klinika Infektive në Shkup janë pozitiv me kovid-19

Klinika Infektive, korona virus KOVID019 COVID

Foto nga Portalb.mk/Arbnora Memeti

Dhjetë punonjës të shëndetësisë të cilët punojnë në Klinikën Infektive në Shkup kanë rezultuar pozitiv me kovid-19, shkruan Portalb.mk.

Këtë informatë e kanë konfirmuar nga Ministria e Shëndetësisë për MIA.

Në këtë Klinikë të punësuar janë gjithsej 40 motra medicinale, ndërsa 11 kanë ardhur në ndihmë. Në klinikën modulare afër klinikës infektive, punojnë tre motra medicinale, 14 janë në ndihmë.

Sipas statistikës të djeshme të Institutit për Shëndet Publik, aktualisht 297 punonjës të shëndetësisë janë raste aktive me kovid-19.

Ndryshe, nga fillimi i krizës me virusin korona, gjithsej pozitiv me virus kanë qenë 527 punonjës të shëndetësisë, 12 prej tyre ndërruan jetë.

Exit mobile version