Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, në një video-mesazhi për qytetarët, theksoi se situata me Kovid-19 është kritike dhe spitalet tashmë po plotësojnë të gjitha kapacitetet, njofton Portalb.
“Ndoshta po përballemi me periudhën më të vështirë të trajtimit të pandemisë. Unë kërkoj që të gjithë të jemi maksimalisht të përgjegjshëm dhe të vetëdijshëm për seriozitetin e situatës. Virusi është i përhapur. Neglizhenca ose mosrespektimi më i vogël i masave të mbrojtjes mund të nënkuptojë infeksion. Ne kemi nevojë për mbështetje tani më shumë se kurdo në tetë muajt e fundit. Ajo që ne po kërkojmë si punonjës të shëndetit është me të vërtetë pak – vetëm për të mbrojtur shëndetin tuaj”, tha ministri Filipçe.
Ai potencoi se të gjithë ne po sakrifikojmë diçka nga jeta jonë këtë vit.
“Për disa prej nesh, sakrificë do të thotë më pak financa, punë të humbur, paaftësi për të parë të dashurit tanë. Për të tjerët, kjo nënkupton muaj dhe muaj punë të pandërprerë pa pushim. Për të tjerët, kjo sakrificë do të thotë
shëndet i humbur ose jetë e humbur. Sa vazhdimisht i përmbahemi masave të mbrojtjes do të jetë vendimtare në sa më shumë sakrifica të bëjmë deri në fund të pandemisë. Të gjithë do të vendosin vetë nëse viktima e tyre do të jetë mbajtja maskës, mos grupimi, mbajtja e distancë, apo viktima do të thotë vazhdim i pasigurisë shëndetësore dhe ekonomike”, shton Filipçe.
Thotë se zgjidhja është kjo, ndërsa fuqia e ndryshimeve të punëve është te secili prej nesh.
“Respektoni masat në mënyrë të vazhdueshme. Mbajtja e maskës dhe mbajtja e distancës janë një sakrificë shumë e vogël krahasuar me gjithçka tjetër”, theksoi Filipçe në mesazhin për qytetarët.
Ai paraprakisht përmes një postimi në profilin e tij në Fejsbuk me rastin e festave në vijim apeloi qytetarët që të kremtojnë në rrethin e ngushtë me më të afërmit, njoftonPortalb.