Për një muaj në vend janë shqiptuar 20 mijë gjoba për kundërvajtje në trafik nga ana ne policisë, informoi zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Brendshme, Toni Angellovski, njofton Portalb.
Ai sot nga Gjevgjelia informoi se në këtë qytet janë shqiptuar 60 gjoba për një orë. Gjobat kryesisht u dedikohen automjeteve të paregjistruara, shoferë pa patentëshoferi dhe kundërvajtje të tjera trafiku.
Angellovski apeloi deri te qytetarët që t’i respektojnë rregullat dhe dispozitat e trafikut, jo që t’i evitojnë dënimet nga policia, por, siç tha, që të vendoset rend nëpër rrugë dhe rrugica dhe të rritet siguria e të gjithë pjesëmarrësje në komunikacion.
Ai theksoi se kontrollet dhe aksionet e përforcuara në komunikacion do të vazhdojnë edhe në periudhën e ardhshme për çka bëri thirrje që bashkërisht të gjithë të kontribuojmë për sigurinë nëpër rrugët tona.
Тој нагласи дека засилените акциски контроли во сообраќајот ќе продолжат и во наредниот период поради што повика заеднички сите да придонесеме за безбедност на нашите улици.