Site icon PORTALB

RMV, 26 persona kanë ndërruar jetë dhe 978 raste të reja me Covid-19

Klinika Infektive, korona virus KOVID019 COVID

Foto nga Portalb.mk/Arbnora Memeti

Ministria e Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut njofton se në 24 orët e fundit nga 2.667 testime janë regjistruar 978 raste të reja me virusin korona, 24 janë shëruar, ndërkaq 26 të tjerë kanë ndërruar jetë. Me këtë, numri i përgjithshëm i të infektuarve ka arritur në 39.760, të shëruarve në 23.035, të vdekurve në 1.136, ndërkaq momentalisht ka 15.589 raste aktive, njofton Portalb.mk.

“Kanë ndërruar jetë katër pacientë nga Shkupi (69, 88 dhe 60 v.), një nga Kumanova (58v.), një nga Shtipi (83v.), katër pacientë nga prilepi (66, 76, 77 dhe 57v.) dhe katër nga Tetova (50, 67, 78 dhe 63v.), një nga Struga (82v.), dy nga Velesi (79 dhe 73v.), dy nga Manastiri (72 dhe 84v.), tre nga Ohri (57, 71 dhe 57v.), një nga Gjevgjelia (87v.), një nga Strumica (67), një nga Koçani (70) dhe një pacient nga Dellçeva (49). Prej tyre, tre pacientë kanë ndërruar jetë jashtë kushteve spitalore”, informojnë nga Ministria e Shëndetësisë.

Të infektuarit në 24 orët e fundit

Të shëruarit në 24 orët e fundit

Numri i përgjithshëm i të infektuarve

Në 24 orët e fundit janë bërë  2.667 teste, ndërkaq nga fillimi i pandemisë janë bërë 271.599 teste.

Për informata më të detajuara për situatën me virusin korona, klikoni në këtë link: http://gdi.mk/corona/

Exit mobile version