Xho Bajden premtoi se nuk do ta ndajë, por do ta bashkojë Amerikën, në fjalimin e tij të pari pasi dje u shpall fitues i zgjedhjeve presidenciale, shkruan sdk.mk, njofton Portalb.
Bajden fitoi 74 milionë vitam që është shifra më e madhe në historinë e zgjedhjeve në SHBA. Ai gjatë katër viteve të ardhshme do ta udhëheqë vendin së bashku me Kamala Haris, gruaja e parë në funksionin nënpresident.