Site icon PORTALB

Nimetz sot me Avramopuls, nesër në Shkup

Matthew Nimetz viziton Greqinë

Matthew Nimetz viziton Greqinë

Ndërmjetësuesi në kontestin greko-maqedonas për emrin Matthew Nimetz, sot në Athinë do të takohet me shefin e diplomacinë greke Dimitris Avramopulos.

Nimetz në këtë vizitë nuk do të ketë takim as me kryeministrin grek as me presidentin. Gjatë takimit të ndërmjetësuesit Nimetz me Avramopulos, kryeministri Andonis Samaras do të vizititojë Ministrinë e Zhvillimit.

Duke iu referuar burimeve diplomatike, gazeta “Ta Nea” shkruan se Nimetz nuk do të jep propozim i cili dramatikisht do të dallojë nga idetë të cilat deri tani janë propozuar.

“To Vima” pohoi se do të bisedohet për idetë të cilat u janë propozuar përfaqësuesve të të dyja palëve në takimin e fundit në Nju Jork në nëntor të vitit të kaluar. Gazeta përkujton se tre propozimet e fundit për zgjidhjen e emrit kanë qenë “Republika e Maqedonisë Veriore”, “Republika e Maqedonisë së Vardarit” dhe “Republika e Maqedonisë së Epërme” për të cilat Shkupi shprehu vërejtje të ashpra për shkak të vendosjes së përcaktimit gjeografik para fjalës “Maqedoni”. /portalb/

Exit mobile version