Zoran Zaev, kryeministri i Maqedonisë së Veriut i shoqëruar nga ministrat Kreshnik Bekteshi dhe Boçvarski, dhe drejtorin për resurse nacionale për energjetikë, Bajram Rexhepi, morën pjesë në kontrollin e magjistrales për gazifikim Shkup-Tetovë-Gostivar, transmeton Portalb.mk.
Zaev theksoi se gazifikimi i gjithë vendit është prioritet i lartë i Qeverisë. Raportohet se gjatësia e kësaj magjistrale është 86 kilometra, e realizuar deri më tani rreth 66%. Ministri Boçvarski raportoi se janë investuar 29 milionë euro në ndërtimin e kësaj magjistrale.
“Kjo dinamikë e punëve të ndërtimtarisë edhe në kushtet e pandemisë, tashmë e ka afruar gazin deri te industria dhe qytetarët, që nënkupton sigurimin e bartjes dhe lidhjes me çmime të ulëta”, deklaroi Zaev.
Ministri Bekteshi theksoi se do të ketë çmime më të mira për qytetarët, ndërsa kompanitë do t’i zvogëlojnë shpenzimet.