Tetovë, 25.000 euro në muaj harxhon për paga NP “Parkingjet e Qytetit”, ndërmarrja që kërkoi kredi

Ndërmarrja Publike “Parkingu i Qytetit” në Tetovë edhe pse vazhdimisht ka punuar në humbje, disa ditë më herët kërkoi të marrë kredi prej 6 milionë denarësh. Këtë, kryetarja e Komunës së Tetovës, Teuta Arifi, e arsyeton me krizën e shkaktuar nga pandemia me virusin korona. Megjithatë, Portalb.mk siguroi një raport financiar i cili vërteton se edhe në kohën kur nuk kishte pandemi, kjo ndërmarrje punonte në humbje, shkruan Portalb.mk.

Si i realizon të hyrat kjo ndërmarrje?

Përfitimet më të mëdha kjo ndërmarrje i ka nga parkingjet e mbyllura, shërbimin e merimangës dhe nga biletat ditore të qytetarëve për parkim, gjegjësisht për këtë, në konton e ndërmarrjes për tre mujorin e parë kanë hy 1.996.518,00 denarë.

Të hyrat gjatë tremujorit të parë të vitit, gjegjësisht nga 01.01.2020 deri 31.03.2020.

Të hyrat e Ndërmarrjes Publike "Parkingu i Qytetit", Tetovë.
Të hyrat e Ndërmarrjes Publike “Parkingu i Qytetit”, Tetovë.

Të hyrat e përgjithshme nga tremujori i dytë 01.04.2020-30.06.2020.

Të hyrat e Ndërmarrjes Publike "Parkingu i Qytetit", Tetovë.
Të hyrat e Ndërmarrjes Publike “Parkingu i Qytetit”, Tetovë.

Ku shkojnë paratë e Ndërmarrjes Publike “Parkingu i Qytetit”?

Në raportin financiar të tremujorit të parë të vitit 2020, vërehet se pjesa më e madhe apo 85.59% e të dalave shkojnë për pagat e punonjësve, kjo përkthyer në shifra është gjithsej 4.615.369,00 denarë.

Sadat Alili, drejtor i NP "Parkingu i Qytetit".
Sadat Alili, drejtor i NP “Parkingu i Qytetit”.

Edhe pse kërkon kredi nga paratë e qytetarëve të Komunës së Tetovës, drejtori i Ndërmarrjes Publike “Parkingu i Qytetit”, Sadat Alili, nuk e pa të arsyeshme të përgjigjet në pyetjet e gazetarit të Portalb.mk për shifrën e saktë të të punësuarve.

Megjithatë, jozyrtarisht mësojmë se në këtë ndërmarrje të punësuar janë 62 persona, prej të cilëve 9 janë me kontratë në vepër. Në qoftë se e marrim për të mirëqenë këtë, i bie se secili i punësuar, qytetarëve të Tetovës i kushton rreth 500 euro në muaj apo gjithsej rreth 25.000 euro në muaj.

 

Të dalat e përgjithshme të tremujori të parë, respektivisht nga 01.01.2020 deri 31.03.2020.

Të dalat e Ndërmarrjes Publike "Parkingu i Qytetit", Tetovë.
Të dalat e Ndërmarrjes Publike “Parkingu i Qytetit”, Tetovë.

Të dalat e përgjithshme nga tremujori i dytë 01.04.2020-30.06.2020

Të dalat e Ndërmarrjes Publike "Parkingu i Qytetit", Tetovë.
Të dalat e Ndërmarrjes Publike “Parkingu i Qytetit”, Tetovë.

Kryetarja e Komunës së Tetovës theksoi se kjo ndërmarrje gjithmonë ka funksionuar me fitime, sipas saj, edhe në qoftë se ka humbje gjatë dimrit të njëjtat kompensohen gjatë stinës së verës kur fluksi i qytetarëve është më i madh.

“Ndërmarrja e parkingjeve nuk ka qenë ndërmarrje që ka funksionuar me humbje, përkundrazi gjithmonë vitin e ka përfunduar me konto pozitive dhe ja pse, ka periudha vjetore si janari, shkurti dhe marsi kur ka më pak të ardhura për shkak të motit, orarit të shkurtuar por që zakonisht ndërmarrja atë e kompenson gjatë muajit të verës kur ne kemi fluks të madh të lëvizjes së qytetarëve dhe të bashkëvendësve tanë të cilët vinë dhe i kalojnë pushimet këtu dhe fundi i vitit atyre ju del pozitiv” tha kryetarja e Komunës së Tetovës, Teuta Arifi.

Arifi gjithashtu theksoi se situata me pandeminë e virusit korona ka ndikuar dukshëm në përkeqësimin e situatës financiare dhe jo vetëm të kësaj ndërmarrje, ajo konsideroi se marrja e kredisë në situata të tilla është shumë normale.

Teuta Arifi
Teuta Arifi

“Por ky vit, është vit kur e tërë bota ka humbje, në qoftë se e keni filluar vitin me vështirësi dhe nuk keni arritur ta kompensoni me verën, ashtu siç ndodhi me të gjitha bizneset në qytetin e Tetovës dhe në tërë botën, normalisht që për ta mbajtur procesin stabil çdo ndërmarrje publike ka kërkuar që të kreditohet, dhe logjika e kreditimit edhe pse është logjikë e marrjes së borxhit është një logjikë me anë të së cilës shtetet të cilat nuk kanë industri të mëdha, kanë për qëllim që të kalojnë këtë vit të vështirë, në qofte se keni ndjekur trendin se sa kredi ka marrë shteti këtë vit për ta mbuluar minusin e madh që e shkakton pandemia, sepse ne jemi vend që nuk kemi industri të zhvilluar, nuk kemi prodhimtari të madhe dhe kryesisht jetojmë prej shërbimeve dhe në momentin kur ata shërbime nuk funksionojnë vjen ajo ulja ekonomike të cilën jemi duke e jetuar të gjithë dhe të gjithë kërkojmë mënyrë për të dalë prej saj. Besoj se me daljen dhe me tejkalimin e situatës së pandemisë do të arrimë rimëkëmbje ekonomike, apor absolutisht që bashkërisht me pandeminë, njëra prej dhimbjeve dhe problemeve të mëdha me të cilat ballafaqohet qytetari dhe ne të gjithë janë pikërisht pasojat e mëdha ekonomike të kësaj krize shëndetësore” shtoi Teuta Arifi.

Megjithatë, në infografikun e përgatitur nga Portalb.mk kemi vizualizuar të dhënat që të vërehet më lehtë se edhe në tremujorin e parë, gjegjësisht në periudhën kur nuk ka pasur pandemi, kjo ndërmarrje ka punuar me humbje.

Funksionimi i vazhdueshëm në humbje të ndërmarrjeve publike, sipas profesorit universitar, Izet Zeqiri, vjen si pasojë e menaxherëve të dobët të cilët nuk angazhohen mjaftueshëm në realizimin e qëllimeve të ndërmarrjeve përkatëse.

Izet Zeqiri

“Ndërmarrjet publike kanë probleme menaxheriale ata nuk janë as efektive e as efikase si në rastin konkret, që do të thotë, nga analiza e punëve të tyre ata nuk janë efikas dhe tregojnë efikasitet të dobët në menaxhim problem me mënyrën e shfrytëzimit të burimeve (resurseve) për realizimin e qëllimeve organizative  për të cilat janë themeluar dhe produktivitetin e tyre.
Nga ana tjetër, udhëheqësit aspak nuk tregohen efektiv apo kanë efektivitet të ulët që  paraqet masë për atë se sa janë të përshtatshme qëllimet që i ndjekin këto ndërmarrje  dhe për shkallën e arritjes së këtyre qëllimeve. Nga kjo rrjedh se menaxherët e ndërmarrjeve publike kanë problem me përcaktimin e qëllimeve sipas prioriteteve që duhet ti realizojnë  dhe nuk tregojnë aftësi e zotësi që në mënyrë efikase t’i shfrytëzojnë resurset. Performanca e këtyre organizatave do të rritet proporcionalisht me rritjen e efikasitetit dhe efektivitetit të tyre. Problem tjetër është edhe te mbi punësimi dhe produktiviteti i të punësuarve. Pa produktivitet në individual, grupor, në nivel të nuk mundet te ketë as sukses as rritje të pagave” tha për Portalb.mk, Izet Zeqiri, profesor i biznesit dhe ekonomisë në Universitetin e Evropës Juglindore.

seancën e fundit të Këshillit të Komunës së Tetovës, pesë ditë më herët, nga shumica e këshilltarëve u refuzua kërkesa për marrje të kredisë nga ana e NP “Parkingu i Qytetit” prej gjithsej 6.000.000 denarësh.

Këshilltari i Aleancës për Shqiptarët, Arif Selami, atëherë u shpreh se marrja e kredisë sipas tij do të ishte diçka absurde dhe se ekzistojnë indice serioze për keqpërdorime të mundshme nga ana e krerëve të kësaj ndërmarrje publike.

Arif Selami, këshilltar nga radhët e Aleancës për Shqiptarët.
Arif Selami, këshilltar nga radhët e Aleancës për Shqiptarët.

“Kjo ndërmarrje gjatë gjithë kohës punon me humbje dhe tani nga ne kërkojnë të ju miratojmë marrjen e kreditit. Kjo nuk ka kuptim të miratohet dhe për këtë arsye ne ishim kundër. Tërë kohën pyetëm nga ku kanë ardhur humbjet. Nga qytetarët dëgjojmë indice të ndryshme për këtë mirëpo tash pamë që ato përputhen me situatën e kësaj ndërmarrje. Ata në tre muajt e parë, periudhën kur ende nuk kishte pandemi, kishin humbje rreth 270.000 denarë ndërsa në tre muajt e ardhshëm humbja është rreth 3 milion denarë. Na thanë se gjatë periudhës së pandemisë nuk kanë punuar, megjithatë, secili që është parkuar në vend parkimet ka paguar” tha Arif Selami, këshilltar i Aleancës për Shqiptarët

Ndryshe, edhe në këtë seancë nuk ishte prezent drejtori i Ndërmarrjes Publike “Parkingu i Qytetit” për të dhënë llogari për punën e kryer muajve të fundit dhe të arsyetoje kërkesën për kredi. Gjithashtu, mungoi prezenca edhe e kryetares së Komunës së Tetovës, Teuta Arifi e cila më pas, në një intervistë për Portalb.mk, arsyetoi kërkesën për kredi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button