Site icon PORTALB

Padi penale për 39-të vjeçarin në lidhje me ndërtimet pa leje në tokën mbi 6 mijë metra katror në Butel

Foto nga Portalb.mk

Foto nga Portalb.mk

Ministria e punëve të brendshme (MPB) në Maqedoninë e Veriut ka ngritur kallëzim penal për 39 vjeçarin nga Shkupi i cili dyshohet për uzurpim të pronës dhe ndërtim pa leje në atë pronë, transmeton Portalb.mk.

“SPB Shkup – Njësia  për krim ekonomik dhe kompjuterik ka ngritur kallëzim penal kundër  39 vjeçarit S.A. nga Shkupi për shkak të ekzistimit të bazës për dyshim se ka kryer vepër  penale “ndërtim pa leje” dhe “uzurpim të patundshmërive”, raportojnë nga MPB-ja.

MPB-ja raportoi se në shtator të këtij vitit, ka uzurpuar tokë në sipërfaqe 4.746 metra katror në kadastrën e komunës Butel, pronë e RMV-së. Në atë pjesë ai ka filluar ndërtimet si investitor, pa marrë Leje për ndërtim, në përputhje të paragrafit 2 nga neni 57 në Ligjin për ndërtim.

MPB-ja sqaroi gjithashtu se ai ka ndërtuar edhe në kuadër të 1.672 metrave katror, që janë pronë private e një personi tjetër.

Exit mobile version