Site icon PORTALB

KE-ja në raportin për RMV-në ka vërejtur progres tejet të kufizuar në 6 fusha, përfshirë ekonominë funksionale të tregut

Flamuri i Bashkimit Evropian - BE, Arbnora

Flamuri i Bashkimit Evropian - BE

Maqedonia e Veriut përgjithësisht ka shënuar progres në disa sfera ose llogaritet si mesatarisht i përgatitur. Por ekzistojnë sfera ose fusha të tilla në të cilat vendi, sipas raportit të fundit të Komisionit Evropian ka shënuar progres tejet të kufizuar. Këtu bëjnë pjesë ekzistenca e një ekonomie funksionale të tregut, shërbimet financiare, peshkimi, politika e transportit, rrjetet trans-evropiane, mjedisi dhe ndryshimet klimatike, si dhe dispozitat financiare dhe buxhetore. Këto janë edhe disa nga kapitujt e BE-së, të cilat vendi do ti hapen një e nga një në procesin e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, shkruan Portalb.mk.

Ekzistenca e një ekonomie funksionale të tregut vlerësohet me progres të kufizuar dhe është në një nivel të mirë të përgatitjes në zhvillimin e një ekonomie tregu funksionuese. Rritja ekonomike sipas KE-së, u përshpejtua në vitin 2019 ndërsa investimet u rritën, por që nga prilli i vitit 2020, kriza COVID-19 ka lënë gjurmë në ekonomi dhe në financat publike. “Për më tepër, zbatimi i shpenzimeve kapitale publike mbeti dukshëm i ulët, dhe stabilizimi i borxhit publik nuk është siguruar ende. Para goditjes së krizës, nivelet e papunësisë ranë më tej, gjithashtu për punëtorët e rinj, dhe punësimi informal ra pak. Sidoqoftë, tendenca pozitive ka të ngjarë të përmbyset për shkak të krizës COVID-19. Shkalla e pjesëmarrjes mbetet e ulët, edhe pse përqindja e grave në tregun e punës është rritur. Sektori financiar mbeti i fortë dhe huadhënia për sektorin privat u forcua. Mjedisi i biznesit vazhdon të pengohet nga një pjesë e lartë e ekonomisë informale”, vlerësohet në raport.

Për të përmirësuar funksionimin e ekonomisë së tregut, vlerëson KE-ja Maqedonia e Veriut në veçanti duhet:

Shërbimet Financiare – Progres i kufizuar është shënuar në udhëzimet për përshtatshmërinë e kapitalit dhe liberalizimin e tregjeve të kapitalit në përputhje me fazën e dytë të Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit.

Prandaj, rekomandimet e vitit të kaluar mbeten të vlefshme. Në vitin e ardhshëm, vendi duhet:

Peshkimi – Politika e përbashkët e peshkimit përcakton rregullat për menaxhimin e peshkimit, mbron resurset e gjalla të detit dhe kufizon ndikimin mjedisor të peshkimit. Vendi në këtë fushë është i përgatitur mesatarisht. Progres i kufizuar është bërë në këtë sektor me zbatimin e veprimeve strukturore për të mbështetur investimet në peshkim. Lufta kundër peshkimit të paligjshëm, të pa raportuar dhe të parregulluar ka vazhduar. Në vitin e ardhshëm, vendi duhet në veçanti:

Meqenëse Maqedonia e Veriut ka vetëm peshkim të brendshëm në liqene dhe akuakulturë, një pjesë e madhe e acquis të peshkimit nuk është e zbatueshme. Kuadri ligjor kombëtar nuk ka reflektuar ndryshimet në politikën e përbashkët të peshkimit. Asnjë përparim nuk u bë në politikën e tregut. Masat e politikës për tu përshtatur me Rregulloren e Ngjalave të BE janë në pritje. Nuk ka pasur zhvillime të mëdha gjatë periudhës së raportimit në politikën e tregut, ndihmën shtetërore ose marrëveshjet ndërkombëtare.

Politika e Transportit- Legjislacioni i BE-së për transportin synon të përmirësojë funksionimin e tregut të brendshëm duke promovuar shërbime të sigurta, efikase dhe në mbrojtje të mjedisit e në të mirë të përdoruesit. Vendi ynë në këtë drejtim  është mesatarisht i përgatitur. Progres i kufizuar është bërë në periudhën raportuese. Angazhimi i shtuar politik është ende i nevojshëm për të kryer reformat e domosdoshme sektoriale dhe nevojiten më shumë përpjekje për të forcuar kapacitetin administrativ dhe operacional për të gjitha mënyrat e transportit. Nuk kishte progres në përfundimin e reformave kyçe të sektorit dhe rekomandimet e vitit 2019 mbeten të vlefshme.

Në vitin e ardhshëm, vendi duhet të:

Rrjetet Transevropiane – Qëllimi i politikave të RrjteveTrans-Evropiane (TEN) është të integrojnë një infrastrukturë evropiane ndërvepruese në fushat e transportit, energjisë dhe telekomunikacionit. Vendi mban një nivel të mirë të përgatitjes në fushën e rrjeteve të transportit. Por është shënuar progres i kufizuar gjatë periudhës raportuese. Nuk kishte progres në kompletimin e reformave sektoriale dhe rekomandimet e vitit 2019 mbeten të vlefshme. Në vitin e ardhshëm, vendi duhet të:

Mjedisi dhe ndryshimet klimatike – Politika e mjedisit e BE-së synon të promovojë zhvillimin e qëndrueshëm dhe të mbrojë mjedisin për gjeneratat e tanishme dhe të ardhshme. Vendi është në një farë niveli të përgatitjes në këtë fushë. Progres i kufizuar është arritur në zonat e mbrojtjes së natyrës, mbrojtjes civile dhe ndryshimit të klimës. Sidoqoftë, implementimi në të gjithë sektorët është ende prapa. Në vitin e ardhshëm, vendi inkurajohet të rrisë në mënyrë të konsiderueshme ambiciet drejt një tranzicioni të gjelbër dhe duhet veçanërisht:

Dispozitat financiare dhe buxhetore– Ky kapitull mbulon rregullat në lidhje me burimet financiare të nevojshme për financimin e buxhetit të BE-së.  Përgatitjet në këtë fushë janë në një fazë të hershme, thuhet në raport. Progres i kufizuar është bërë nn këtë kapitull kryesisht në lidhje me kornizën ligjore për taksat, doganat, statistikat dhe kontrollin financiar. Një strukturë e shëndoshë institucionale ende nuk është krijuar për të mundësuar funksionimin efikas të sistemit të burimeve vetanake.

Meqenëse jo të gjitha rekomandimet e vitit 2019 janë zbatuar, në vitin e ardhshëm vendi duhet të:

Nga çfarë shihet në këto fusha, vendi edhe pse vlerësohet si i përgatitur mirë ose mesatarisht, nga raporti i fundit i vitit 2019 asnjë ose shumë pak rekomandime të KE-së janë zbatuar. Prandaj në secilën prej kësaj fushe thuhet se vlejnë rekomandimet e vitit paraprak. Ndonëse këto nuk janë kapitujt e parë që do të hapen me fillimin e negociatave, sërish vendit i kërkohet të shënoj progres dhe të bëjë reforma, përndryshe ka shumë gjasa që me këtë ritëm që ka vendi, të ketë ngecje gjatë procesit integrues.

Sidoqoftë, RVM-së i kërcënohet një problem tjetër i madh që mund të ngadalësoj hapin e fillimit të negociatave. Është pikërisht paralajmërimi i vetos bullgare, e cila i kërkon vendit të pranojë “kushtet” e saj. Sipas tyre, gjuha maqedonase nuk ekziston dhe është dialekt i gjuhës bullgare, por edhe se populli maqedonas është projekt i ish liderit të Jugosllavisë.

Në mars, Bashkimi Evropian miratoi vendim për fillim të pakushtëzuar të bisedimeve hyrëse me Maqedoninë e Veriut dhe pritet që konferenca ndërqeveritare të mbahet deri në fund të vitit, gjatë kohës së udhëheqësisë gjermane. Me konferencën ndërqeveritare zyrtarisht fillojnë bisedimet me BE-në.

Exit mobile version