Site icon PORTALB

Gruevski ftoi Thaçin, takimi mbahet nesër

Takimi Thaçi-Gruevski mbahet pesë vite pas prishjes së koalicionit qeveritar VMRO-DPMNE –PDSH.

Me ftesë të kryeministrit Nikolla Gruevski, nesër në Qeveri do të realizohet takimi mes tij dhe liderit të opozitës shqiptare Menduh Thaçit.

Lajmin për takimin e Thaçit me Gruevskin, e konfirmojnë për ALSAT M, burime brenda PDSH-së dhe Qeverisë. Edhe pse zyrtarisht nuk njoftojnë për temën e takimit, mësohet se Thaçi dhe Gruevski do të bisedojnë për krizën e fundit politike në vend, proceset eurointegruese dhe zgjedhjet lokale.

Takimi Thaçi-Gruevski mbahet pesë vite pas prishjes së koalicionit qeveritar VMRO-DPMNE –PDSH./ Portalb/

Exit mobile version