Site icon PORTALB

KOVID-19, RMV i kaloi 1.000 vdekje – 865 raste të reja

Klinika Infektive, korona virus KOVID019 COVID

Foto: Arbnora Memeti, Portalb.mk

Ministria e Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut njofton se në 24 orët e fundit nga 2.449 testime janë regjistruar 865 raste të reja me virusin korona, 359 janë shëruar, ndërkaq 10 të tjerë kanë ndërruar jetë. Me këtë, numri i përgjithshëm i të infektuarve ka arritur në 32.436, të shëruarve në 21.090, të vdekurve në 1.004, ndërkaq momentalisht ka 10.342 raste aktive, njofton Portalb.mk.

“Kanë ndërruar jetë 4 pacientë nga Shkupi (67, 58, 64 dhe 76-vjeç), dy nga Prilepi (70 dhe 73-vjeç), një 52-vjeçar nga Manastiri, një 77-vjeçar nga Ohri, një 48-vjeçar nga Koçani dhe një 76-vjeçar nga Probishtipi”, informon Ministria e Shëndetësisë.

Të infektuarit në 24 orët e fundit

Të shëruarit në 24 orët e fundit

Numri i përgjithshëm i të infektuarve

Në 24 orët e fundit janë bërë 2449 teste, ndërkaq nga fillimi i pandemisë janë bërë 251.848 teste.

Për informata më të detajuara për situatën me virusin korona, klikoni në këtë link: http://gdi.mk/corona/

Exit mobile version