Site icon PORTALB

Padi penale kundër Lidia Dimovës, pronarit të V.E.Z Trade dhe dy të punësuarve në Agjencinë Nacionale

Lidija Dimova

Lidija Dimova

Drejtoria për Polici Financiare ka ngritur padi penale kundër drejtoreshës së Agjencisë Nacionale për programe arsimore evropiane, Lidija Dimova dhe kundër pronarit të Shoqatës për Tregti dhe shërbime V.E.Z. Trade, Zoran Zlatkovski, transmeton Portalb.mk.

Padi penale është ngritur edhe kundër A.G., këshilltar i jashtëm dhe kundër A.P, arkëtarit në Agjencinë për Programe Evropiane.

Ata dyshohen se kanë shkaktuar dëm në shumë prej 25.334.543,00 denarëve.

Të dyshuarit akuzohen për veprën penale “keqpërdorim i detyrës dhe kompetencave zyrtare”, “mashtrim në dëm të mjeteve të Bashkimit Evropian”, “bashkëpunim” dhe “punë të papërgjejgshme”.

“Të denoncuarit L.D si drejtor i ANPEAM, Z.Z si drejtues dhe pronar i Shoqatës për Tregti dhe shërbime V.E.Z. Trade, A.G si bashkëpunëtor i jashtëm dhe A.P si arkëtar i ANPEAM kanë shkaktuar dëm të shumave të mëdha të mjeteve të besueshme të Bashkimit Evropën në shumë të përgjithshme prej 25.334.543,00 denarë”, informoi Policia Financiare.

Exit mobile version