Presidenti dhe kryeministri në një linjë: Nuk ka negociata për gjuhën dhe identitetin maqedonas (VIDEO)

Presidenti i shtetit, Stevo Pendarovski dhe kryeministri, Zoran Zaev, sot deklaruan se, “nuk ka negociata për identitetin maqedonas”. Zaev deklaroi se nuk është e pranueshme pretendimi se gjuha dhe populli maqedonas rrjedhin nga ai bullgar dhe se për palën maqedonase linjat e kuqe janë se nuk ka negociata për identitetin dhe gjuhën maqedonase, transmeton Portalb.mk.

“Mund vetëm të them se Greqia e ka pranuar të drejtën tonë për vet përcaktim, ajo është ndjesia jonë dhe kuptohet se nuk ka negociata për identitetin tonë dhe gjuhën tonë maqedonase dhe nuk duhet të ketë. Bullgaria është vend mik dhe e thekson publikisht njohjen e gjuhës maqedonase dhe popullit maqedonas. Ajo e pranon realitetin. Besoj se grupet punuese që bisedojnë do të gjejnë zgjidhje. Me të vërtetë pres nga populli maqedonas, nga “lidershipi” i Bullgarisë të bëj hap konkret preciz për gjuhën maqedonase dhe popullin maqedonas. Theksoj se nuk do të ketë marrëveshje të re, as aneks marrëveshje”, deklaroi Zaev.

Ai, pas përfundimit të mbledhjes së Këshillit të Sigurisë, tha se janë të gatshëm t’i precizojnë gjërat nëse ajo është e nevojshme, por në korniza të marrëveshjes tash më të nënshkruar me Bullgarinë.

Zaev i inkurajoi anëtarët e komisionit bilateral që në frymën e miqësisë t’i gjejnë periudhat e përbashkëta historike që lidhin dy popujt në historinë e përbashkët, që t’i festojnë së bashku dhe ajo ngadalë dhe më shumë t’i afron dy vendet.

Ndërkohë, Pendarovski theksoi se, nuk ka asnjë lëshim dhe nuk mund të ketë lëshime sa i përket interesave nacionale dhe shtetërore që nënkupton se, nuk ka negociata për identitetin maqedonas.

“25 vite negociuam derisa e kuptuam çfarë është për ato e rëndësishme dhe për ne absolutisht më e rëndësishme dhe në fund erdhëm në marrëveshje përmes kompromisit. Duhet ta respektoni edhe oponentit politike thënë kushtimit në negociatat. Jam i bindur se udhëheqësit më të lartë bullgar kanë qëndrim se gjuha maqedonase dhe maqedonasit si komb janë realitet dhe ato do ta pranojnë atë”, deklaroi Pendarovski.

Mediumi “Politico” ka publikuar duke u thirrur në burime diplomatike se, në nivel të ambasadorëve në Bruksel është ofruar kompromis që Bullgaria të pajtohet me fillimin e konferencës së parë ndërqeveritare mes Maqedonisë së Veriut dhe BE-së, se do të pranojë gjuhën dhe identitetin maqedonas, por nga pala maqedonase do të kërkohet që të pranojnë që gjuha dhe kombi kanë rrënjë bullgare.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button