Tre persona janë konfirmuar të vdekur, përfshirë një grua që iu pre koka në qytetin francez të Nisës, ka thënë kryetari i bashkisë Christian Estrosi, njoftoi CNN, transmeton Portalb.mk.
“Duket se, sipas gjetjeve të para të policisë, gruas që ishte brenda kishës i është prerë koka. Për viktimat e tjera, ne nuk mund të themi asgjë për momentin, ”tha ai për BFM TV.
Sulmi ndodhi i cili ndodhi sot në një kishë në Bazilikën e Notre Damit. Kryebashkiaku Christian Estrosi tha se sulmuesi u qëllua nga policia, por është ende gjallë dhe është marrë në paraburgim.
Kryetari i Nicës shkroi në Twitter se janë të shkouar nga humbja e tre viktimave.
“Të shokuar nga 3 viktimat, 2 prej të cilëve vdiqën brenda Bazilikës Notre Dame dhe në veçanti kujdestari aq i vlerësuar nga famullitarët. Nica ka paguar një çmim shumë të lartë në vitet e fundit”, shkroi ai.
Bouleversé par les 3 victimes dont 2 décédées a l’intérieur de la Basilique #NotreDame et notamment le gardien si apprécié par les paroissiens. #Nice06 a payé un trop lourd tribu au meme titre que notre pays depuis quelques années. J’appelle à l’unité des Niçois.
— Christian Estrosi (@cestrosi) October 29, 2020
Ndërkohë presidenti francez Emmanuel Macron do të udhëtojë në Nicë sot pasi ka marrë pjesë në një takim krize në Ministrinë e Brendshme, ka thënë Pallati Elysee.
Kryeministri francez Jean Castex thirri ligjvënësit për një moment heshtjeje në Asamblenë Kombëtare sot në mëngjes pasi u përhap lajmi për incidentin.
Nica ka qenë shënjestër e një prej sulmeve më të përgjakshme në vitet e fundit, pasi më 14 korrik, 2016, një 31-vjeçar nga Tunizia, pati hyrë në një turmë me kamion, duke lënë të vdekur 86 persona.