Site icon PORTALB

Qeveria miratoi rebalancin e Buxhetit, ministri Besimi pret që gjatë javës të fillojë debati në Kuvend

Analiza ekonomike, ekonomi, para, denarë, maqedoni, varferi, page, rroge, buxhet

Qeveria e Maqedonisë së Veriut sot në seancën e 15-të i miratoi amendamentet e diskutuara në komisionin e Kuvendit për rebalancin e Buxhetit për vitin 2020, ndërkohë ministri i financave, Fatmir Besimi vlerësoi që javën e ardhshme pret që të fillojë impementimi i masave, transmeton Portalb.mk.

“Janë pranuar nëntë amendamente të cilat ishin në drejtim të masave Kovid. Është pranuar edhe amendamenti nga opozita i cili ka të bëjë për 1.000 fëmijë pa prindër që të marrin vauçerë. Ribalansi ka rritje lidhur me atë paraprak dhe të buxhetit. Sot është dërguar në Kuvend dhe gjatë kësaj jave do të fillojë debati dhe javën e ardhshme të fillojmë t’i implementojmë masat”, deklaroi Besimi.

Qeveria sqaroi se të hyrat për vitin 2020 planifikohen në nivel të 196.3 miliard denarëve, ndërsa shpenzimet prej 252.8 miliardë denarëve. Të hyrat në nivel thuajse të njëjtë në raport me planin, ndërsa shpenzimet rreth 10 miliardë denarë më shumë se plani. Qeveria raportoi se “në bazë të këtij planifikimi të të hyrave dhe shpenzimeve, deficiti është i pozicionuar në vlerën prej 56.5 miliardë denarëve, gjegjësisht 8.49% të BPV”.

Ministri Besimi vlerësoi se kjo është një praktikë për pothuajse të gjitha vendet në botë në kohë krize, duke theksuar se të gjitha vendet në botë po zgjerojnë deficitet e tyre, madje edhe vendet që deri më tani kanë operuar me një suficit të lartë buxhetor – siç është Norvegjia, dhe tani projektojnë një deficit buxhetor.

Ai vlerësoi se buxheti për vitin 2021 do të shënojë 4% rritje, duke i dhënë mbështetje sektorit shëndetësor.

“Rritje prej 4% për vitin e ardhshëm sipas skenarit bazë të përpunuar nga Ministria e Financave. Buxhet që do të mbështesë rimëkëmbjen ekonomike. Ai do t’i jap mbështetje të mëtejshme sektorit shëndetësor, që nënkupton mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve tanë, ilaçet, vaksinat, personelin shëndetësor, kapacitetet brenda shëndetësisë. Së dyti për masat për kategoritë shoqërore dhe masat për ekonominë dhe për ruajtjen e vendeve të punës”, deklaroi Besimi.

Exit mobile version