Site icon PORTALB

Në Belgjikë u regjistruan 12 500 raste të reja, ndërkohë u vendos që mjekët e infektuar të shërbejnë akoma

Klinika Infektive, korona virus KOVID019 COVID

Foto nga Portalb.mk/Arbnora Memeti

Në Belgjikë gjatë 24 orëve të fundit u regjistruan 12 500 raste të reja me Kovid-19, ndërkohë 5 mijë pacientë po marrin trajnim nga ekipet mjekësorë.

Nevoja për stafin mjekësorë, ka detyruar mjekët e qytetit të Lieges të vazhdojnë të punojnë, pavarësisht nëse janë të infektuar me Kovid-19. Tashmë rreth 10 spitale janë në këtë gjendje.

Raportohet se rreth 25% e stafit mjekësor është i infektuar me virus, ndërkohë çdo ditë zakonisht shtrohen 467 pacientë në spitalet e Belgjikës.

“Ajo çfarë ne do të bëjmë në dy javët e ardhshme, do të jetë vendimtare. Nëse shifrat nuk ndryshojnë, me shumë mundësi do të arrijmë 2,000 pacientë në kujdes intensiv brenda dy javësh”,  tha Yves Van Laethem, zëdhënës i qendrës së krizës Covid-19 në Belgjikë.

Exit mobile version