Site icon PORTALB

RMV, 22 persona kanë ndërruar jetë nga virusi korona, 561 raste të reja

Klinika Infektive, korona virus KOVID019 COVID

Foto: Arbnora Memeti, Portalb.mk

Ministria e Shëndetësisë e Maqedonisë së Veriut përmes një kumtese informon se gjatë 24 orëve të fundit gjithsej 561 persona kanë rezultuar pozitiv me kovid-19 nga 1901 testime të bëra. Ndërkaq 22 persona kanë ndërruar jetë kurse 197 pacientë janë regjistruar si të shëruar, shkruan Portalb.mk.

Gjithsej 22 persona kanë ndërruar jetë, edhe atë 7 pacientë nga Shkupi (55, 78, 71, 35, 66, 71 dhe 64), një nga Kumanova (57), dy pacientë nga Dibra (58 dhe 64), një nga Prilepi (61), një nga Struga (75g), dy pacientë nga Velesi (61 dhe 64g), dy nga Manastiri (74 dhe 70g), dy nga Gostivari (79 dhe 76g), dy pacientë nga Kriva Palanka (56 dhe 88g), një nga Kocani (60g) dhe një pacient nga Delçeva (81). Nga këta, vetëm dy kanë ndërruar jetë në kushte shtëpiake, të tjerët në spital.

Të infektuarit në 24 orët e fundit:

Ndërkaq në Institutin për Shëndet Publik 197 pacientë janë regjistruar si të shëruar, edhe atë në:

Ndryshe, gjithsej deri sot në vend janë testuar 235.038 persona për kovid-19, numri i përgjithshëm i të diagnostikuarve me virusin korona është 26.954, i të shëruarve 18,627, që kanë ndërruar jetë 919 kurse aktualisht numri i rasteve aktive është 7.408.

Exit mobile version