Site icon PORTALB

Numri i rasteve me COVID-19 në mbarë botën tejkaloi 43 milionë

Korona virus, Photo: Flickr

Numri i rasteve me koronavirusin e ri (COVID-19) në mbarë botën ka tejkaluar shifrën 43 milionë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas faqes së internetit “Worldometer”, e cila përpilon të dhënat në lidhje me pandeminë, deri më tani në mbarë botën janë regjistruar 43.002.322 raste me COVID-19.

Numri më i madh i të infektuarve është regjistruar në SHBA, me gjithsej 8.827.932 raste deri më tani.

Pas SHBA-së, 10 vendet e para me më shumë raste janë India (7.866.740), Brazili (5.381.224), Rusia (1.513.877), Spanja (1.110.372), Franca (1.086.497), Argjentina (1.081.336), Kolumbia (1.007.711), Meksika (886.800), Peruja (886.214) dhe Britania e Madhe (854.010).

Në Turqi, numri i të diagnostikuarve me COVID-19 ka arritur në 359.784.

Pas shfaqjes për herë të parë në Wuhan të Kinës në dhjetor të vitit të kaluar, COVID-19 u përhap në mbarë botën. Deri më tani jetën e kanë humbur 1.155.524 persona. Ndërkohë, 31.707.974 njerëz janë shëruar nga virusi ndërsa ende vazhdojnë trajtimin 10.138.824 raste aktive.

Exit mobile version