Site icon PORTALB

DËSHIRA

Foto nga Useless Treasures

Lërmë t’i shoh plantacionet e trupit tënd,
Jam bujk i veçantë e si bujk më vjen mirë,
Dy buzët, qershitë me lëng,
Ku hesht një mall, një psherëtirë.

Lërmë t’i shoh plantacionet e trupit tënd,
Të mbjellat aq të begata,
Dy kodrat e gjoksit që të lënë pa mend,
Luginën mahnitëse mes kofshëve të bardha.

Lërmë t’i shoh plantacionet e trupit tënd,
Fushëzen joshëse nën kemishë,
Në mesin e fushës cipëz argjend,
Gropkën kërthizë…

Poezi nga Dritëro Agolli

Exit mobile version