Site icon PORTALB

Pendarovski – Hoti: Marrëveshja e Uashingtonit si një hap drejt kompromisit përfundimtar

Stevo Pendarovski, Presidenti i Maqedonisë së Veriut sot priti në takim zyrtar kryeministrin e Republikës së Kosovës, Avdulah Hoti, transmeton Portalb.mk. Pendarovski përshëndeti Marrëveshjet për normalizimin e raporteve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë të nënshkruar në Uashington.

“Presidenti Pendarovski e përshëndeti Marrëveshjen për normalizimin ekonomik ndërmjet Kosovës dhe Serbisë të nënshkruar në Uashington, si një hap për gjetjen e kompromisi përfundimtar, duke theksuar se ajo do të kontribuoj në stabilitetin e përgjithshëm të rajonit”, raportojnë nga Presidenca.

Presidenca raportoi se vendet do të vazhdojnë me iniciativa konkrete të zhvillojnë raportet e shkëlqyera bilateral.

“Pandemia nuk duhet të jetë pengesë për përparimin e mëtejshëm të marrëdhënieve ekonomike dhe tregtare, si dhe për intensifikimin e bashkëpunimit  dhe mbështetjes në planin e eurointegrimeve dhe zbatimin e procesit të reformave”, deklaroi Pendarovski.

Hoti ishte i shoqëruar nga zv.kryeministri Driton Selmanaj dhe ministrja e punëve të jashtme, Meliza Haradinaj.

“Ky është demonstrim praktik i principit të fqinjësisë së mirë dhe mund të thuhet se po japim kontributin tonë aktiv të ofrimit të Ballkanit Perëndimor me BE-në”, deklaroi Hoti.

Raportohet se në takim u shkëmbyen mendime dhe informata për gjendjen aktuale në dy vendet, për perspektivën evropiane të shteteve të Ballkanit Perëndimor, si dhe për gjithë masat e marra në trajtimin me krizën nga Kovid-19.

Hoti sot zhvilloi takim edhe me kryeparlamentarin Talat Xhaferin dhe kryeministrin Zoran Zaev.

LEXO: Takimi Zaev-Hoti: Shkup – Prishtinë për 45 minuta me autostradë që do të ndërtohet në fillim të vitit 2021

Exit mobile version