Site icon PORTALB

Italia dhe SHBA-ja me rekorde të zeza në Kovid-19

Klinika Infektive, korona virus KOVID019 COVID

Foto nga Portalb.mk/Arbnora Memeti

Në SHBA janë regjistruar 1237 raste të vdekjes në 24 orët e fundit, ndërsa në Itali janë regjistruar 16 079 raste të reja me të infektuar, numra që një kohë të gjatë nuk ishin shfaqur në këta vende.

Raportohet se në SHBA mesatarja e vdekjeve ditore me Kovid-19 është 700 në këtë muaj, ndërsa numri i përgjithshëm ka tejkaluar 222 mijë. Ndërkohë në Itali gjithsej janë regjistruar 36 968 viktima.

Numri i përgjithshëm i të infektuarve në Itali prej fillimit të pandemisë ka arritur 465 726 raste, ndërsa në SHBA rreth 8.4 milionë.

Giuseppe Conte, kryeministri italian, situatën epidemiologjike e ka vlerësuar si kritike në vendin e tij, duke paralajmëruar edhe masa të reja kufizuese.

Exit mobile version