Site icon PORTALB

RMV, 12 persona ndërruan jetë, 640 raste të reja me Kovid-19

Klinika Infektive, korona virus KOVID019 COVID

Foto arkiv: Arbnora Memeti, Portalb.mk

Ministria e Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut informon se në 24 orët e fundit janë bërë 2634 testime për KOVID-19, ndërkaq 640 persona kanë rezultuar pozitiv. 12 pacientë kanë ndërruar jetë, ndërkaq 143 të tjerë janë shëruar. Me këtë, numri i përgjithshëm i të infektuarve ka arritur në 25.473, të shëruarve në 18.047, të vdekurve në 874, ndërkaq momentalisht ka 6.552 raste aktive, njofton Portalb.mk.

“Kanë ndërruar jetë 12 persona, dy nga Velesi (79 dhe 89), shtatë nga Shkupi (63, 78, 70, 73, 70, 71 dhe 64 vjeç), një pacient 73-vjeçar nga Prilepi, një 72 vjeçar nga Shtipi dhe një 85 vjeçar nga Strumica”, raportojnë nga Ministria.

Të infektuarit në 24 orët e fundit

Të shëruarit në 24 orët e fundit

 

Në 24 orët e fundit janë bërë 2634 teste, ndërkaq që nga fillimi i pandemisë janë bërë gjithsej 229.224 teste.

Për informata më të detajuara për situatën me virusin korona, klikoni në këtë link: http://gdi.mk/corona/

Exit mobile version