Site icon PORTALB

RMV, 12 persona ndërruan jetë, 641 raste të reja me Kovid-19

Klinika Infektive, korona virus KOVID019 COVID

Foto nga Portalb.mk/Arbnora Memeti

Ministria e Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut informon se në 24 orët e fundit janë bërë 2688 testime për KOVID-19, ndërkaq 641persona kanë rezultuar pozitiv. 12 pacientë kanë ndërruar jetë, ndërkaq 233 të tjerë janë shëruar. Me këtë, numri i përgjithshëm i të infektuarve ka arritur në 24.196, të shëruarve në 17.905, të vdekurve në 862, ndërkaq momentalisht ka 6.069 raste aktive, njofton Portalb.mk.

“Kanë ndërruar jetë 12 persona, tri nga Shkupi (52, 73 dhe 85 vjeç), një pacient 59-vjeçar nga Kumanova, dy nga Prilepi (78 dhe 75 vjeç), dy nga Velesi (61 dhe 62 vjeç), dy nga Gostivari (43 dhe 76 vjeç), një nga Strumica (66 vjeç) dhe një 69 vjeçar nga Sveti Nikolla”, raportojnë nga Ministria.

Të infektuarit në 24 orët e fundit

Të shëruarit në 24 orët e fundit

Numri i përgjithshëm i personave të infektuar:

Në 24 orët e fundit janë bërë 2688 teste, ndërkaq që nga fillimi i pandemisë janë bërë gjithsej 226.610 teste.

Për informata më të detajuara për situatën me virusin korona, klikoni në këtë link: http://gdi.mk/corona/

Exit mobile version