Site icon PORTALB

RMV, 4 persona ndërruan jetë, 408 raste të reja me Kovid-19

Klinika Infektive, korona virus KOVID019 COVID

Foto nga Portalb.mk/Arbnora Memeti

Ministria e Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut informon se në 24 orët e fundit janë bërë 2140 testime për KOVID-19, ndërkaq 408 persona kanë rezultuar pozitiv. 3 pacientë kanë ndërruar jetë, ndërkaq 280 të tjerë janë shëruar. Me këtë, numri i përgjithshëm i të infektuarve ka arritur në 24.196, të shëruarve në 17.672, të vdekurve në 850, ndërkaq momentalisht ka 5.674 raste aktive, njofton Portalb.mk.

“Kanë ndërruar jetë 4 persona, dy nga Shkupi (64 dhe 77 vjeç), një pacient 59-vjeçar nga Resnja dhe një pacient 76 vjeçar nga Manastiri”, raportojnë nga Ministria.

Të infektuarit në 24 orët e fundit

Të shëruarit në 24 orët e fundit

Në 24 orët e fundit janë bërë 2140 teste, ndërkaq që nga fillimi i pandemisë janë bërë gjithsej 223.922 teste.

Exit mobile version