Site icon PORTALB

RMV, 10 persona me KOVID-19 ndërruan jetë, 428 raste të reja

Klinika Infektive, korona virus KOVID019 COVID

Foto nga Portalb.mk/Arbnora Memeti

Ministria e Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut informon se në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë 10 persona me KOVID-19, 428 të tjerë janë infektuar, ndërkaq 128 janë shëruar. Me këtë, numri i përgjithshëm i të infektuarve ka arritur në 23.628, të shëruarve në 17.239, të vdekurve në 834, ndërkaq për momentin ka 5.555 raste aktive, njofton Portalb.mk.

“Kanë ndërruar jetë 10 persona, dy pacientë nga Shkupi (60 dhe 66), një nga Kumanova (64), dy pacientë nga Prilepi (57 dhe 87) dy nga Tetova (75 dhe 53), një nga Struga (55), një nga Strumica (83) dhe një pacient nga Kriva Pallanka (80). Prej tyre, një pacient ka ndërruar jetë jashtë kushteve spitalore, ndërsa 9 në spital”, informuan nga ministria.

Të infektuarit në 24 orët e fundit

Të shëruarit në 24 orët e fundit

Numri i të infektuarëve sipas qyteteve:

Në 24 orët e fundit janë bërë 1853 teste, ndërkaq që nga fillimi i pandemisë janë bërë 221.011 teste.

Për informata më të detajuara për situatën me virusin korona, klikoni në këtë link: http://gdi.mk/corona/

Exit mobile version