Site icon PORTALB

Në Maqedoninë e Veriut u arrestua një shtetas i Shqipërisë i kërkuar nga Interpoli

Orë policore, MPB, Policia, virusi korona,

Foto nga Portalb.mk/Arbnora Memeti

Ministria e punëve të brendshme (MPB) raportoi se në në orët e mesnatës ka arrestuar shtetasin shqiptar 34 vjeçar në kalimin kufitar “Qafë Thanë”, transmeton Portalb.mk.

“Më 17 tetor në ora 01:30 në hyrje të Republikës së Maqedonisë së Veriut, në Kalimin kufitar “Qafë Thanë”, punonjësit policorë kanë arrestuar 34 vjeçarin C.L. nga Peshkopia, Republika e Shqipërisë”, raportojnë nga MPB-ja.

Në njoftimin zyrtar sqarohet se gjatë kontrollit të pasaportës është konfirmuar në stop-listën me masë “Arrestim” në bazë të kërkesës së Interpolit në Athinë, Greqi.

Raportohet se në ora 05:30 ai është dorëzuar në Stacionin policor në Strugë për ndjekjen e procedurave të mëtutjeshme.

Exit mobile version