Në 24 orët e fundit u regjistruar 104 raste të reja me Kovid-19 në Kosovë

Në 24 orët e fundit në Kosovë u regjistruan dy viktima të infektuar me virusin korona, ndërsa 42 pacientë u shëruan, transmeton Portalb.mk.

“Janë testuar gjithsej 889 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 104 raste pozitive”, raportuan nga Instituti kombëtar i shëndetësisë publikë në Kosovë.

Instituti raportoi se tani janë vetëm 1,393 raste aktive.

“Numri total i rasteve pozitive është 16.606 raste nga 78.161 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 652 raste të vdekjes; derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 14.561 raste”, raportojnë nga Instituti.

Rastet e reja vijnë kryesisht nga Prishtina 32 raste, komuna Pejë 11 raste, komuna Fushë Kosovë 8 raste, komuna Mitrovicë 8 raste, komuna Gjilan 5 raste, komuna Klinë 5 raste, komuna Skenderaj 4 raste, komuna Vushtrri 4 raste, komuna Gjakovë 3 raste, komuna Lipjan 3 raste, komuna Podujevë 3 raste, komuna Prizren 3 raste, komuna Deçan 2 raste, komuna Ferizaj 2 raste, komuna Malishevë 2 raste, komuna Suharekë 2 raste, komuna Viti 2 raste dhe me nga një rast komunat Dragash, Drenas, Hani i Elezit, Istog dhe Shtime.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button