Site icon PORTALB

Të gjitha që duhet t’i dini rreth lindjes me prerje cezariane

Zamira Bexheti

Çfarë është lindja me prerje cezariane?

Lindja me prerje cezariane është një operacion në të cilin foshnja juaj del nga një e çarë që mjeku juaj e bën në barkun dhe mitrën tuaj. Për disa gra dhe foshnje, lindja me prerje cezariane është më e sigurtë se lindja vaginale. Ju mund të keni nevojë për lindje me prerje cezariane për ndonjë arsye mjekësore që mund ta dëmtojë shtatzëninë tuaj. Nëse shtatzënia juaj është e shëndetshme dhe ju nuk keni nevojë për prerje cezariane, preferohet që të lindni foshnjën tuaj më lindje vaginale.

Arsyet mjekësore për lindje me prerje cezariane

Mjeku juaj mund t’ju sugjeroj që ju të lindni me prerje cezariane për shkak të komplikimeve që mund ta bëjnë jo të sigurtë lindjen vaginale, për shembull:

Nëse keni vendosur për lindje me prerje cezariane, bisedoni me mjekun tuaj për të pritur se paku deri në javën e 39-të të shtatzënisë. Kjo i jep foshnjës kohën që asaj i nevojitet për t’u rritur dhe zhvilluar para se të lindë.

Ju mund të ndiheni e nervozuar pasi që nuk do të keni lindjen që e keni dëshiruar apo planifikuar, dhe kjo është normale. Dhe ju keni plotësisht të drejtë. Por ju duhet ta dini se është shumë më e rëndësishme që të keni një lindje të sigurtë dhe foshnje të shëndoshë, kështu që mos u brengosni shumë për mënyrën, por për rezultatin; foshnja juaj e mrekullueshme tani është me ju!

A të zgjedh lindjen me prerje cezariane?

Nuk është zgjidhja më e mirë që të lindni me prerje cezariane, përveç nëse keni ndonjë arsye mjekësore (shikoni më lartë). Kjo për arsyen se lindjet me prerje cezariane mund të shkaktojnë probleme për ju dhe foshnjën tuaj, e sidomos në shtatzënitë e ardhshme. Çdo lindje me prerje cezariane rritë rrezikun tuaj për të pasur probleme serioze në shtatzënitë e ardhshme, që edhe është arsyeja pse ekspertët rekomandojnë lindjen vaginale nëse planifikoni të lindni më shumë se një fëmijë. Jini të vëmendshëm kur mjekët mund t’ju shtyjnë që të lindni me prerje cezariane pa dhënë ndonjë arsye specifike mjekësore, pasi që lindja me prerje cezariane shpesh kushton më tepër sesa lindjet vaginale, e cila mund të jetë më e përshtatshme për mjekët pasi që këto lindje mund të aranzhohen gjatë ‘orarit të punës’.

Disa njerëz mendojnë se lindja me prerje cezariane mund të jetë më e lehtë, më pak e dhimbshme dhe më pak e komplikuar, kështu që është e rëndësishme të bëhet ndarja mes miteve dhe realitetit.

Miti 1: Më e përshtatshme. Po, mund të ndihmojë që të planifikoni më mirë ndihmën familjare dhe pushimin mjekësor, por a e dini që ju:

Miti 2: E shmangni dhimbjen e lindjes. Po, ju mund të mos ndjeni shumë dhembje gjatë operacionit, por a e dini që:

Miti 3: Ju i minimizoni komplikimet. Po, ju mund të shmangni komplikimet që ndodhin në një përqindje të vogël të lindjeve vaginale, por a e dini që ajo mund të sjellë:

Miti 4: Ruani ‘ngushtësinë e vaginës’. Studimet kanë dëshmuar se aktiviteti afatgjatë seksual mbetet i njejtë dhe nuk ndikohet nga lindja vaginale. Ngushtësia paraprake e vaginës rikthehet brenda gjashtë muajsh pas lindjes së fëmijës së parë. Ju mund t’i bëni ushtrimet Kegel që të ktheni ngushtësinë e vaginës suaj pas lindjes vaginale.

Rikuperimi nga lindja me prerje cezariane

Mitra juaj do të rikuperohet pasi që ju që hiqni penjtë nga të qepurat që keni pasur pas prerjës së abdomenit. Këto të qepura do të hiqen zakonisht pas 3-7 ditësh. Menjëherë pas operacionit ju do të dërgoheni në dhomën e rikuperimit dhe nëse vlerësoheni se jeni gati, infermieret do t’ju sjellin foshnjën. Nëse planifikoni që ta ushqeni foshnjën me gji, kjo është koha e  përshtatshme për ta provuar. Gjidhënia do të jetë më e lehtë nëse ju dhe foshnja juaj shtriheni në krahë dhe përballë njëra tjetrës. Nëse keni nevojë për ndihmë, pyesni infermieren ose mund të na kontaktoni neve në çdo kohë për këshilla pasi që ne e dimë se sa sfiduese është që të ushqeni foshnjën me gji pas ndërhyrjës kirurgjikale. Ju do të qëndroni në spital rreth 3 ditë dhe sipas nevojës, do t’ju ofrohen medikamente për largimin e dhimbjeve.

Exit mobile version