Site icon PORTALB

RMV, 6 persona me KOVID-19 ndërruan jetë, 535 raste të reja

Klinika infektive, virusi korona, COVID-19, KOVID-19, pacient, infektuar, maska, maske

Klinika Infektive, foto: Arbnora Mehmeti

Ministria e Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut informon se në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë 6 persona me KOVID-19, 535 të tjerë janë infektuar, ndërkaq 168 janë shëruar. Me këtë, numri i përgjithshëm i të infektuarve ka arritur në 22.170, të shëruarve në 16.758, të vdekurve në 815, ndërkaq për momentin ka 4.597 raste aktive, njofton Portalb.mk.

“Në spital kanë ndërruar jetë 6 pacientë, një nga Manastiri (66 vjeç), Kumanova (57 vjeç), Prilepi (72 vjeç), Sveti Nikolla (69 vjeç), Velesi (67 vjeç) dhe një nga Negotina (55 vjeç)”, raportojnë nga Ministria.

Të infektuarit në 24 orët e fundit

Të shëruarit në 24 orët e fundit

Në 24 orët e fundit janë bërë 2445 teste, ndërkaq që nga fillimi i pandemisë janë bërë 214.235 teste.

Për informata më të detajuara për situatën me virusin korona, klikoni në këtë link: http://gdi.mk/corona/

Exit mobile version