Sabina: Çdo gjë në jetë arrihet vetëm me vullnet dhe dashuri!

Dashuria dhe përkushtimi i madh i saj për aktrimin nuk e lanë të ndahet nga skena që prej moshës së vegjëlisë. Sabina një aktore nga qyteti i Tetovës vjen me një intervistë për Portalb, në të cilën tregon rrugëtimin e saj në sferën e aktrimit. Ajo gjithashtu jep një mesazh motivues për rininë duke ju thënë se çdo gjë nuk ka rëndësi a profesion apo diçka tjetër arrihet vetëm me vullnet dhe dashuri.

Shfaqja “Ushtria e Ui Thomas”, Tetovë

Si ka filluar rrugëtimi juaj ne sferën e aktrimit?

Paraqitja ime ne skenë ka filluar prej në shkollë fillore ku mbanim bashkë aktivitete me këngë recitime, pastaj pjesë të vogla të dramave shqipe. Nisi si një qejf fëmijësh edhe pa kuptuar u bëra pjesë e saj. Të them nuk e kam menduar se ky do jetë profesioni im, por disi u mësova të jem në skenë, edhe tashmë nuk mund ti ik asaj ndjesie.

 

Shfaqja “Opera për tre Grosh”

Sipash jush a vlerësohet sa duhet aktrimi në Maqedoni?

Fatkeqësisht nuk është në nivelin ku duhet të jetë, sidomos për të rinjtë qe sa diplomojnë duhet të presin me vite derisa të hapen konkurset për punësim. Është e vështirë të mbijetosh. Shfaqjet që bëhen në vit janë në numër të vogël poashtu edhe filmat, e ata që s’janë të punësuar ne qoftë se teatrot nuk bëjnë audicione të marrin të jashtëm e kanë vështirë. Unë pata fatin që në mbarim të vitit të parë të jem pjesë e një shfaqe profesionale në Teatrin e Tetovës, shfaqja „Kuzhinat“ në regji të Ilir Bokshit. Pastaj gati se çdo vit edhe pas diplomimit kam pasur fat të jem pjesë e dy shfaqjeve në Teatrin Shqiptar në Shkup.

 

Shfaqja “Opera për tre Grosh”

A do j’ua kishit sugjeruar të rinjve këtë̈ profesion?

Aktrimi është profesion shpirti, edhe sakrificat që i ka edhe të mirat është profesion që nëse nuk e dashuron nuk mund t’ia dalësh. Një profesor i imi gjithmonë na bënte me dije se janë 3 veti që e kompletojnë një aktor: talenti që ta jep Zoti, puna që duhet ta arrish vetë me disiplinë dhe përkushtim dhe inteligjenca që krijohet duke lexuar dhe duke iu përkushtuar me çdo gjë profesionit. Sigurisht që do ua sugjeroj se është profesion që të kompleton si njeri, por kërkon shumë punë me veten dhe kohë.

 

 

Shfaqja “Epsh dhe lakmi”

Cilat janë disa festivale që ju keni marrë pjesë dhe kanë qenë më të pëlqyer nga publiku?

Me shfaqjen time të parë profesionale „Kuzhinat“ morëm pjesë në Festivalin e Teatrove në Dibër, ku u shpërbleva me çmim, çmimin tim të parë si „Aktorja më e mirë jo protagoniste“.  Pastaj në vitin e ardhshëm isha pjesë e një shfaqje tjetër „Ushtria e Ui Thomas“ në Teatrin e Tetovës në regji të Qëndrim Rijanit, ishim pjesë e Festivalit të Teatrove në Bursa Turqi. Jemi prit shumë mirë, edhe ne Bursa në publik kishim shumë shqiptar të Bursës ishin përmalluar për gjuhën edhe ajo ndjesi nuk harrohet. Kjo është magjia që krijon teatri i bashkon njerëzit.

Shfaqja “Epsh dhe lakmi”

Cili do të ishte mesazhi juaj motivues për rininë̈?

Çdo gjë nuk ka rëndësi a profesion apo diçka tjetër arrihet vetëm me vullnet dhe dashuri. Sido që të jenë kushtet tek ne, ne duhet të jemi ato që duhet të punojmë edhe mos dorëzohemi sado vështirësi të kemi, nuk flas vetëm për aktrimin por edhe çdo sferë tjetër.  Edhe ma e rëndësishmja  të mësojmë ta duam njëri tjetrin!

 

 


Për Sabinën aktrimi ka një rëndësi të veçantë andaj ajo do të vazhdojë dhe më tej të merret me aktrim. Më poshtë mund të shihni një pjesë të shkurtër nga shfaqja “Opera për tre Grosh” e mbajtur në teatrin e Tetovës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button