Site icon PORTALB

RMV, 9 persona me KOVID-19 ndërruan jetë, 445 raste të reja

Klinika infektive, virusi korona, COVID-19, KOVID-19, pacient, infektuar, maska, maske

Klinika Infektive, foto: Portalb.mk / Arbnora Mehmeti

Ministria e Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut informon se në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë 9 persona me KOVID-19, 445 të tjerë janë infektuar, ndërkaq 194 janë shëruar. Me këtë, numri i përgjithshëm i të infektuarve ka arritur në 21.636, të shëruarve në 16.591, të vdekurve në 809, ndërkaq për momentin ka 4.236, njofton Portalb.mk.

“Në spital kanë ndërruar jetë 9 pacientë, dy nga Shkupi (72 dhe 62 vjeç), një nga Kumanova (66 vjeç), dy nga Struga (58 dhe 65 vjeç), një nga Strumica (80 vjeç), një nga Kriva Pallanka (83 vjeç), një nga Probishtipi (60 vjeç) dhe një nga Sveti Nikolla (65 vjeç)”, raportojnë nga Ministria e Shëndetësisë.

Të infektuarit në 24 orët e fundit

Të shëruarit në 24 orët e fundit

Në 24 orët e fundit janë bërë 2441 teste, ndërkaq që nga fillimi i pandemisë janë bërë 211.790 teste.

Për informata më të detajuara për situatën me virusin korona, klikoni në këtë link: http://gdi.mk/corona/

Exit mobile version