Site icon PORTALB

Nesër fillon shqyrtimi i listave zgjedhore

Qytetarët me dokumentacione të reja pas 11 janarit, duhet të paraqiten që të mund të votojnë

Qytetarët me dokumentacione të reja pas 11 janarit, duhet të paraqiten që të mund të votojnë

Prej nesër fillon shqyrtimi publik në listën zgjedhore në drejtoritë rajonale dhe zyrat e Komisionit Zgjedhor Shtetëror (KSHZ) për shkak të datës së caktuar për zgjedhje më 24 mars.

Siç raporton KSHZ, shqyrtimi do zgjasë deri më 9 shkurt ndërsa votuesit do të mund të verifikojnë se a gjenden në listat Zgjedhore çdo ditë prej orës 8:30 deri 19:00, me mundësi regjistrimi, shtimin apo fshirjen e të dhënave të listës zgjedhore.

KSHZ u bën thirrje të gjithë qytetarëve të moshës madhore të cilët pas 11 janarit të këtij viti kanë nxjerrë letërnjoftim biometrik apo pasaportë të lajmërohen në njësitë rajonale për të kontrolluar se a gjenden në listat zgjedhore.

Nëse nuk bëjnë kërkesë para mbarimit të shqyrtimit publik, qytetarët nuk do të kenë të drejtë të regjistrohen në listat zgjedhore për zgjedhjet lokale 2013.

Votuesit mund të kontrollojnë se a gjenden në listat zgjedhore edhe në mënyrë elektronike nëpërmjet ueb-faqes së KSHZ: www.sec.mk në pjesën e listës zgjedhore./Portalb

Exit mobile version