Site icon PORTALB

Normak Investment Group-Norvegji, është koncesioner për Zonën e lirë ekonomike-Tetovë

Normak Investment Group-Norvegji, është koncesioner për Zonën e lirë ekonomike Tetovë

Normak Investment Group-Norvegji, është koncesioner për Zonën e lirë ekonomike Tetovë

Me zonën e lirë ekonomike në Tetovë do të menaxhojë firma norvegjeze Normak Investment Group.

Për 30 ditë pritet të nënshkruhet kontrata ndërsa kompania në afat prej shtatë vitesh ka për obligim ta përfundojë infrastrukturën e zonës së lirë ekonomike në Tetovë, tha Valon Saraçini, ministër i Ekonomisë. Rëndësia e këtij projekti është e madhe si hyrje në tregjet botërore ashtu edhe punësime të reja.

‘Në tre vitet e para planifikohet të përfundohet 40 për qind e zonës, në pesë vitet e para planifikohet të përfundohet 70 për qind e zonës ndërsa në 7 vitet e para planifikohet të përfundohet tërësish infrastruktura e zonës së lirë ekonomike në Tetovë. Investimi minimal kapital do të jetë 7 milion euro, ndërsa investimet plotësuese janë në vlerë prej 150 milion euro’ tha Saraçini. 

Drejtori i Zonave të lira Viktor Mizo, tha se kjo është zona e parë e lirë me funksion private-publik. Mizo tha se është herët për të precizuar numrin e të punësuarve që do të ketë kjo zonë.

‘Është shumë rëndë që paraprakisht të themi sa kompani dhe sa vende punë do të realizohen, por në bazë të bisedimeve që i kemi me disa kompani, dhe me partnerin sigurisht se do të ketë numër të konsiderueshëm punësimesh në një periudhë prej 5-7 vite’ tha Mizo./Portalb

Exit mobile version