Site icon PORTALB

Përkundër skandaleve, Kuvendi vazhdon të ketë rejting të lartë

Nota mesatare për punën e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë në vitin e kaluar është 2,82

Nota mesatare për punën e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë në vitin e kaluar është 2,82

Mbi 72 për qind e qytetarëve konsiderojnë se nëse deputetët nuk e respektojnë rendin, duhet të largohen nga Kuvendi, ndërsa në pyetjen nëse duhet të respektohet rendi edhe përkundër dallimeve të ashprësuara, 94,1 për qind janë përgjigjur me pohim. Nota mesatare për punën e Kuvendit është 2,82, ndërsa qytetarët e vlerësojnë pozitivisht edhe punën e parlamentarit të parë Trajko Veljanoski.

Këtë rezultate dolën nga sondazhi i rregullt telefonik për perceptimin e opinionit për punën e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, që është realizuar më 17 dhe 18 janar të këtij viti. Sondazhi është realizuar në kuadër të Memorandumit për bashkëpunim në mes të Kuvendit dhe Fondacionit Westminster për demokraci. Anketa telefonike është realizuar nga Instituti për demokraci “Societis civilis” nga Shkupi dhe në të janë përfshirë 1.123 të anketuar në territorin e mbarë Republikës së Maqedonisë. Duke i pasur parasysh ngjarjet që kanë ndodhur para dhe më 24 dhjetor të vitit të kaluar, të cilat dukshëm mund të ndikojnë mbi perceptimin e qytetarëve për punën e Kuvendit, anketa ishte plotësuar edhe me dy pyetje.

Në pyetjen a duhet të respektohet rendi edhe krahas raporteve të ashpërsuara, me “po” janë përgjigjur 811 qytetarë, respektivisht 72,3% e të anketuarve, me “jo” 191 të anketuar – 17,1% dhe me “nuk e di” 120 qytetarë ose 10,7%.

Nota mesatare për punën e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë në vitin e kaluar është 2,82, që është për 0,04% më e ulët në krahasim me sondazhin e vitit të kaluar edhe për 0,42 më e lartë në krahasim me vitin 2010.

Në lidhje me punën, gjegjësisht udhëheqjen e seancës, nga gjithsej 1.123 të anketuar, pozitivisht janë prononcuar 603, gjegjësisht 53,7 për qind, negativisht 325 ose 29 për qind, dhe me “nuk e di” janë përgjigjur 195 respektivisht 17,4 për qind.

Krahasuar me rezultatet e vitit 2010 dhe 2011 vërehet trend pozitiv i perceptimit të qytetarëve në raport me punën dhe udhëheqjen e seancave nga kryetari Trajko Veljanoski. Nga gjithsej 1.123 të anketuar, pozitivisht janë përgjigjur 603 ose 53,7 për qind, negativisht 325 respektivisht 29 për qind, ndërsa me “nuk e di” 195 – 17,4 për qind. Në vitin 2010, pozitivisht janë përgjigjur 49,2 për qind, kurse në vitin 2011 – 53,1.

Qytetarët e vlerësojnë negativisht punën, gjegjësisht diskutimet e deputetëve në debatet plenare ose të komisioneve, kështu që nga gjithsej 1.123 të anketuar, përgjigje pozitive kanë dhënë 321 ose 28,6 për qind, negativisht janë deklaruar 489 respektivisht 43,6 dhe me “nuk e di” janë përgjigjur 313, ose 27,9.

Në lidhje me trasparencën e Kuvendit para opinionit, 62,7 janë prononcuar pozitivisht, me “jo” janë përgjigjur 28,3 për qind dhe me “nuk e di” 9 për qind e të anketuarve. /Portalb

Exit mobile version