Avdullah Hoti zhvilloi bisedë telefonike me Kyriakos Mitsotakis

Avdullah Hoti, kryeministri i Republikës së Kosovës ka raportuar se ka zhvilluar bisedë telefonike me homologun grek, Kyriakos Mitsotakis.

“Sot zhvillova një bisedë telefonike me kryeministrin e Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, me të cilin biseduam për zhvillimet politike në vend, thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve, kryesisht në fushën ekonomike”, deklaroi Hoti.

Ai sqaroi se temë e bisedës ka qenë edhe procesi i dialogut Kosovë-Serbi, si dhe liberalizimi i vizave.

“Roli mbështetës i Greqisë për Kosovën është tepër i rëndësishëm, ngaqë është vend anëtar i BE-së dhe NATO-s, organizata këto që Kosova aspiron të jetë pjesë e tyre”, deklaroi Hoti.

Javën e kaluar, Hoti në Prishtinë priti ministrin e Punëve të Jashtme të Greqisë, Nikos Dendias.

“Roli mbështetës i Greqisë për Kosovën është tepër i rëndësishëm, ngaqë është vend anëtar i BE-së dhe NATO-s, organizata këto që Kosova aspiron të jetë pjesë e tyre”, kishte deklaruar kryeministri Hoti pas takimit me Dendiasin.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button