Se kush do të jetë pjesë e kësaj liste mbetet e paqartë. Megjithatë pritet që emra si Amazon, Apple, Facebook dhe Google të mos mungojnë, transmeton PCWorld. Nëse BE ecën përpara me këtë plan, tensionet me lidershipin Amerikan do të rriten.
Nuk përbën sekret fakti se Bashkimi Evropian do të vijojë luftën me gjigantët e teknologjisë. Sipas Financial Times BE ka ndërtuar një listë me afro 20 kompani teknologjike të cilat do të përballen me masa më të ashpra sesa rivalët e vegjël.
Kur do të jetë gati kjo listë gjithashtu është një enigmë ndërsa në Dhjetor pritet që BE të miratojë rregulloren e re të internetit Digital Services Act. Sidoqë të jenë afat, objektivi është i njëjti. Bashkimit Evropian nuk është vënë pas gjobitjes së tyre por dëshiron që këto kompani të ndryshojnë sjelljet e tyre në mënyrë që të mos dëmtohet konkurrenca.