Site icon PORTALB

Aviokompania Wizz Air pezulloi më së shumti fluturime nga Shkupi dhe Ohri prej ish Jugosllavisë

Wizzair

Wizzair

Wizz Air është në proces të pezullimit të afër 50 linjave në ish-Jugosllavi dhe çdo qytet që shërbehet nga kjo kompania do të preket, raporton Kanal5, përcjell Portalb.mk.

Siç raporton korrespodenti i AIM nga Beogradi, numrin më të madh të anulimeve do ta ketë Shkupi, kryeqyteti i Maqedonisë, pastaj Tuzlla, Ohri, Podgorica, Beogradi, Nishi, Prishtina, Ljubljana, Spliti dhe Sarajeva.

Disa fluturime që janë ende aktive, si Vjenë-Ohër, Stokholm Skavsta-Shkup dhe Memmingen-Podgorica, do të pezullohen brenda dy javësh dhe nuk do të jenë në dispozicion gjatë sezonit të dimrit, shkruan portali Ex-Yu Aviation.

Transportuesi planifikon të rinovojë disa linja në nëntor dhe dhjetor, por shanset për këtë janë të vogla. Shumica e fluturimeve nuk do të rifillojnë deri në sezonin veror të vitit të ardhshëm, i cili fillon në fund të Marsit.

Wizz Air është në proces të rinovimit të disa linjave që u anuluan përkohësisht gjatë verës, duke përfshirë linjat Shkup-Turku dhe Beograd-Larnaka, ndërsa fluturimet në linjat Shkup-Nuremberg, Shkup-Kopenhagë, Shkup-Baden Baden, Shkup-Rome, Shkupi Milano, Shkupi-Malta dhe të tjerët do të rivendosen brenda një deri në dy muaj.

Pavarësisht uljes së trafikut në ish-Jugosllavi, Wizz Air po zgjerohet diku tjetër – në Evropën Perëndimore dhe para do kohe paralajmëroi itinerare të reja për në Norvegji.

Kompania përballet me rënie prej 60 % të numrit të pasagjerëve në shtator, muaj që ata shpresonin se do të shënonte fillimin e rikuperimit.

Sipas kompanisë ajrore, kapaciteti i saj mbeti 40% më i ulët krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar. Këtë tetor, linja ajrore fluturon me vetëm 50 % të kapacitetit. Wizz Air nuk parashikon që të punojë me një kapacitet më të lartë gjatë dimrit nëse mbetet situata aktuale e pandemisë. Sidoqoftë, operacionet ekzistuese janë dukshëm më të mëdha sesa aktivitetet e shumicës së kompanive tjera ajrore evropiane, shkruan portali Ex-Yu Aviation.

Exit mobile version